Protesta më e madhe e paralajmëruar/ Me thirrjet 'Shqipëri e re', nis protesta e 7-të në sheshin “Skënderbej" kundër projektit të Zvërnecit
"Shqipëri e re"/ Ushtojnë rrugët e Tiranës: Revolucion 6 Qershor, 22:13 Protestuesit nis...
"Shqipëri e re"/ Ushtojnë rrugët e Tiranës: Revolucion 6 Qershor, 22:13 Protestuesit nis...
VIDEO/ Çështja e Zvërnecit/ Qindra qytetarë mblidhen në Londër: Rama në burg, Berisha në burg, mos dal...
Berisha: Këshilli Kombëtar i PD thirrjet javën që vjen. Nuk do të rivalizojmë me protestë, por do bëjm&e...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
52-vjeçari Georg Koch, një ish-portier i Bundesligës ka dhënë intervistën e tij të fundit, ndërsa prej 18 muajsh lufton me kancerin e pankreasit.

GJERMANI - 52-vjeçari Georg Koch, një ish-portier i Bundesligës ka dhënë intervistën e tij të fundit, ndërsa prej 18 muajsh lufton me kancerin e pankreasit.
“Është e pashërueshme, do të vdes. Por ai nuk ka vendosur se kur do të më marrë”,- është shprehur Koch. Duke rrëfyer mbi sëmundjen, Koch u shpreh se “ka ditë që jam në depresion dhe koka ime është bosh.
Por ka edhe ditë kur mund të isha i qetë. Ju nuk mund ta shpjegoni këtë. Nuk mund të them kurrë se çfarë do të sjellë e nesërmja. Ndonjëherë jam në humor të mirë në mbrëmje, shkoj në shtrat dhe të nesërmen në mëngjes nuk mund të ngrihem”, tha ai.
Koch u diagnostikua në prill 2023. Në atë kohë, mjekët thanë se mund t’i kishin mbetur edhe gjashtë muaj jetë, por kaluan gati 1.5 vite.
“Ka kaq shumë njerëz që duhet të jetojnë me kancer dhe sëmundje të tjera. Nuk dua as ta vendos veten në plan të parë. Këtu po jap intervistën time të fundit dhe arsyeja pse po flas për këtë është, sepse dikur isha në plan të parë si portier.
Mendoj edhe për fëmijët në pavijonet e spitalit. Unë kam përjetuar gjithçka. Fëmijët e sëmurë nuk kanë parë ende asgjë. Ata ndoshta nuk kanë qenë as me pushime me prindërit e tyre sepse thjesht duhet të shtrihen në reparte. Kjo më emocionoi vërtet”,- shprehet ish-portieri.
Koch ka luajtur gjatë karrierës së tij në Fortuna Düsseldorf, Arminia Bielefeld, 1. FC Kaiserslautern, Energie Cottbus dhe MSV Duisburg, si dhe me PSV Eindhoven, Dinamo Zagreb dhe Rapid Vienna.
Ai luajti 213 ndeshje në Bundesligë dhe 165 ndeshje të kategorisë së dytë dhe madje u konsiderua si kandidat për ekipin kombëtar në një moment. Koch së fundmi ka punuar në futboll si trajner portierësh dhe më vonë si menaxher ekipi në Viktoria Cologne.
B.T (Dosja.al)
PORTUGALI - Një katërshe gjytaresh femra nga Shqipëria do të gjykojnë Sporting CP-Real Madrid, e vlefshme për turin e dytë ...
SPANJE - Portieri numër dy i Real Madridit, Andriy Lunin, më në fund ka vendosur të qëndrojë në kryeqytetin spanjol. 25-vje...
ANGLI - Trajneri Pep Guardiola u shpreh “i lumtur” këtë të premte që Manchester City mund të fillojë t&eum...
ZVICER - Formula e Champions League ndryshon me më shumë ndeshje dhe një fazë krejtësisht të re kualifikuese, por favo...
GJERMANI - Në seancën e fundit të tregut të transferimeve, Xavi Simons u rikthye te Leipzig, ku ishte aktivizuar sezonin e kaluar,...
FRANCE - Urimet më të mira për Gianluigi Donnarumma dhe Alessia e tij. Portieri i kombëtares italiane ka munguar në stër...
SPANJE - Ditët e fundit në Spanjë është përfolur shumë për dështimin e Rodrygo për t'u nominuar n&...
ARABIA SAUDITE - Historia u bë! Cristiano Ronaldo këtë të enjte u bë personi i parë në planet që arrin një miliar...
ITALI - Pothuajse dy vjet pas përfundimit të karrierës së tij te Salernitana për shkak të dhimbjeve të përsëritura ...
ITALI - Alisha Lehmann, sulmuesja e Juventusit me 27 milionë ndjekës, menjëherë vë dorën përpara: "Unë ...