LIVE UPDATES
Sport

“Virusi FIFA” ka shpërthyer, kalendari i ngjeshur po shkatërron yjet e kombëtareve

Gavi (Barcelona), Haaland (Man.City) dhe Vini Jr. (Real Madrid) janë vetëm disa nga ata fatkeq në javën e fundit; FIFA dhe UEFA kanë miratuar tashmë një reduktim në ndeshjet ndërkombëtare

20 Nëntor 2023, 16:25 Nga DOSJA

“Virusi FIFA” ka shpërthyer, kalendari i ngjeshur po

ZVICER - Nuk kujtohet një rrëmujë e tillë lëndimesh, mes yjeve kryesorë të futbollit botëror, në një ndalesë për angazhimet e kombëtareve, datat e famshme të FIFA-s, aq shpesh të kontestuara nga trajnerët dhe lojtarët vitet e fundit. 

Sipas përllogaritjeve të bëra që nga fundi i javës së kaluar, numri i lojtarëve që janë dëmtuar gjatë ndeshjeve në vendet e tyre përkatëse tani shkon në dy duzina, me emra të tillë si Erling Haaland (Norvegji dhe Manchester City), Gavi (Spanjë dhe Barcelona), ose Vinicius Jr. (Brazil dhe Real Madrid). 

“Virusi  FIFA” godet sërish dhe, këtë herë, me një forcë të paparë më parë. Dhe nuk ka rëndësi se çfarë moshe apo formë fizike jeni: ajo  po i prek të gjithë! Lista e atyre që kanë rënë në luftime që prej datës 15 është e gjerë dhe vazhdon të rritet. Dhe, përveç tre të përmendura tashmë, ajo përfshin edhe yje të tjerë, disa prej tyre ndër më të mirët në botë. 

“Virusi FIFA” ka shpërthyer, kalendari i ngjeshur po

Ankesat më të mëdha janë nga Real Madrid, Barcelona dhe Manchester United. Në rastin e madrilènëve, përveç Vini Jr., i cili për shkak të një këputjeje në ligamentin e jashtëm anësor të gjurit do të rikthehet vetëm në vitin 2024, u dëmtua edhe francezi Camavinga, i cili gjithashtu pritet të kthehet vetëm vitin e ardhshëm. 

Sa i përket katalanasve, e rëndë është situata e spanjollit Gavi, i cili u largua i përlotur nga dueli me Gjeorgjinë dhe do të mungojë për disa muaj, duke iu bashkuar portierit gjerman Ter Stegen, që u largua nga Mannschaft prej dhimbjeve të forta shpine dhe është në rrezik për duelin me portugezët në Champions League.

Mesfushori është dëmtuar në ndeshjen mes Spanjës dhe Gjeorgjisë. Në një deklaratë, Barcelona ka zbuluar se lojtari pësoi një "këputje të ligamentit të kryqëzuar të përparmë të gjurit të djathtë" dhe një "dëmtim të lidhur me meniskun".

Në rastin e “Djajve të Kuq”, java u shënua nga rrëzimet e anglezit Marcus Rashford, portierit kamerunian André Onana dhe danezëve Hojlund dhe Eriksen.

Pas kthimit te skuadra franceze, u dëmtua edhe Zaire-Emery (PSG), ndërsa pas kthimit te skuadra spanjole bie në sy fatkeqësia e Oyarzabalit nga Real Sociedad. Por ka më shumë sportistë me dëmtime të pësuara javën e kaluar në duelet mes kombëtareve të tyre përkatëse, si argjentinasi Lucas Ocampos (Seville), anglezi Jared Bowen (West Ham), italianët Bastoni (Inter), Vicario (portieri i Tottenhamit ) dhe Miretti (Juventus), amerikano-verior McKennie (gjithashtu nga “Vecchia Signora”), kosovari Muriqi (Mallorca) dhe po ashtu portieri meksikan Guillermo Ochoa (Salernitana), i cili ka dislokuar shpatullën.

“Virusi FIFA” ka shpërthyer, kalendari i ngjeshur po

Tema nuk është e re. Në fakt, ka dekada të tëra dhe e vërteta është se FIFA dhe UEFA kishin miratuar tashmë masa të reja edhe para raundit aktual të angazhimeve ndërkombëtare, por ato do të aplikohen vetëm në fazën e ardhshme kualifikuese, Kupën e Botës 2026, e cila. është planifikuar të fillojë për shtator 2025 dhe në të cilin grupet do të jenë më të vogla dhe, për rrjedhojë, me më pak ndeshje. 

Në total, në Evropë do të formohen 12 grupe me nga katër (gjashtë ndeshje) ose pesë ekipe (tetë). Propozimi për modifikimin e fazave kualifikuese të zonës evropiane u diskutua për herë të parë nga UEFA në janar 2023. Në qershor, formati dhe formula e përshkruar u prezantuan zyrtarisht në FIFA, e cila i pranoi ato. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet