"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Sport
VIDEO/ Për ministrin Balla, tashmë i njohur si tifoz i thekur i kuqezinjve të Kombëtare, kanë nisur edhe ndeshje e “Euro 2024”
Rrugëtimi i kuqezinjve në “Euro 2024” ka nisur… “Tri” pikët e para u fituan ndaj Gjermanisë…
20 Nëntor 2023, 15:49Nga DOSJA
TIRANE - Tashmë për ministrin Taulant Balla, tashmë i njohur si një tifoz i thekur i kuqezinjve të Kombëtares, “kanë nisur” edhe ndeshjet e finaleve të “Euro 2024”. Madje ai i ka siguruar edhe tri pikët e para… Shikojeni videon....
Pasi ishte pjesë e tifozëve që ndoqën Kombëtaren në Kishinjev, në barazimin 1-1 historik ndaj Moldavisë, ku Shqipëria preu “biletën” për në “Euro 2024”, sot atij i bllokuan derën e institucionit që ai drejton një grup tifozësh nga Struga, të cilët kishin ardhur në Tiranë për të ndjekur ndeshjen Shqipëri - Ishujt Faroe në “Air Albania”.
Takimi ishte shumë i përzemërt… Ministri Balla, ndër të tjera, krijon edhe një mjedis festiv, duke gjetur dhe pyetur midis tyre një tifoz gjerman të veshur me simbolet e kuqezinjve: “Nëse ndeshja hapëse e Europianit, do të ishte Shqipëri - Gjermani kush do të fitojë?”. Tifozi gjerman nuk u mendua shumë, por shpejt u përgjigj: “Fiton 2-0 Shqipëria”…
Rrugëtimi i kuqezinjve në “Euro 2024” ka nisur… “Tri” pikët e para u fituan ndaj Gjermanisë…