Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, humb jetën 1 person, plagoset një tjetër
22 Korrik, 16:59
A...
Sport
VIDEO / Vlerësime maksimale për Bajramin në Itali, “zhduku” Calhanoglunë mbrëmjen e djeshme!
Bajrami po kalon në periudhë pozitive, te Shqipëria dhe Sassuolo. Lojtari shpreson të vijojë të luajë e shënojë tek ekipi italian, për të ardhur në formë sa më të mirë në “finalen” e 12 tetorit kundër Çekisë në “Air Albania”.
28 Shtator 2023, 15:36Nga DOSJA
ITALI - Nedim Bajrami realizoi golin e parë sezonal në kampionatin italian të futbollit përballë Interit. 24-vjeçari nga Tetova, shtangu Interin dhe portierin Yann Sommer me goditjen e tij të fortë. Goli i lojtarit të kombëtares shqiptare, nisi përmbysjen e Sassuolos, që siguroi tri pikë fantastike në “San Siro”, duke i shkaktuar skuadrës së Simone Inzaghit humbjen e parë.
Bajrami u vlerësua me nota pozitive nga shtypi italian për takimin e zhvilluar kundër zikaltërve, sfidë ku u arrit triumf i jashtëzakonshëm nga djemtë e e Dionisit (1-2). “Performancë e shkëlqyer. Gjithmonë vigjilent ndaj Calhanoglu në momentet kur turku niste aksionet e Interit. Përveç punës në fazën e lojës pa top, mesfushori ofensiv spikat edhe në manovrën sulmuese të Sassuolos, sidomos në golin e barazimit 1-1”.