"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Një ditë që tifozët e Liverpool-it do ta harrojnë shpejt, por që tifozët e Plymouth Argyle do ta kujtojnë përgjithmonë – ky është përshkrimi më i mirë i asaj që ndodhi në fushë.
ANGLI - Liverpool u eliminua nga FA Cup në raundin e katërt nga Plymouth Argyle, në atë që është deri tani surpriza më e madhe e turneut. Një ditë që tifozët e Liverpool-it do ta harrojnë shpejt, por që tifozët e Plymouth Argyle do ta kujtojnë përgjithmonë – ky është përshkrimi më i mirë i asaj që ndodhi në fushë.
Ndeshja dhe eliminimi i Liverpool-it
Arne Slot bëri një rotacion të gjerë në skuadrën e tij kryesuese të Premier League, veçanërisht në mesfushë dhe mbrojtje. Gjithsesi, Liverpool-i ishte favorit absolut kundër një ekipi që ndodhet në vendin e 24-t në Championship. Në pjesën e dytë, Darko Gyabi fitoi një penallti pasi topi preku dorën e Harvey Elliott. Magjia e FA Cup ishte e gjallë në ‘Home Park’, kur Ryan Hardie shënoi nga pika e bardhë në minutën e 53-të, duke mposhtur Caoimhin Kelleher.
Pavarësisht një sulmi me Federico Chiesa-n, Diogo Jota-n dhe Luis Díaz, Liverpooli nuk arriti të shënonte kundër një mbrojtjeje që ka pësuar 63 gola në 30 ndeshje në Championship. Mohamed Salah, Virgil van Dijk, Alexis Mac Allister dhe Ryan Gravenberch nuk ishin pjesë e skuadrës për këtë takim. Kjo është humbja e dytë në javët e fundit për Slot me një formacion me rezervat, pas humbjes në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Champions League ndaj PSV-së, edhe pse në atë rast, Liverpooli e kishte siguruar kualifikimin.
Eliminimi i parë i Liverpoolit këtë sezon
Kjo është gara e parë nga e cila Liverpool është eliminuar këtë sezon. Është gjithashtu hera e dytë në tri sezonet e fundit që klubi nga Merseyside eliminohet në raundin e katërt të FA Cup, pas humbjes ndaj Brightonit në sezonin 2022-23.
B.T (Dosja.al)
ITALI - Lazio mposhti Monza-n me rezultatin 5-1 në javën e 24-t të Serisë A, duke u ngjitur në vendin e katërt në klasifikim....
TIRANE - Pas ngjarjeve të rënda të ndodhura në “Arenën e Demave” ku një punonjës policie përfundoi i plagosu...
ITALI - Tre kompani holding në pronësi të ish-pronarit të Interit, Zhang Jindong, kanë paraqitur kërkesë ...
ITALI - Në ndeshjen e drekës të javës së 24-të të Serie A, Roma fitoi 1-0 ndaj Venezias, duke siguruar fitoren e dytë ra...
TIRANE - Derbi mes Partizanit dhe Tiranës mbyllet në paqe në rezultat, por me grushte në minutat shtesë. Në “Arenën e D...
ZVICER - UEFA ka zgjedhur natyrshëm një nga gjyqtarët më me përvojë për të gjykuar ndeshjen mes Manchester Cityt ...
perplasjet mes tifozeve TIRANË- Nuk kanë munguar trazirat dhe përplasjet në derbin e sotëm mes Partizanit dhe Tiranës. Nj&eum...
GJERMANI - Karriera e një futbollisti është shpesh e shkurtër, por intensive dhe shumicën e kohës në moshë të re ...
ZVICER - Botërori i ardhshëm do të luhet në vitin 2026 në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë. Sigurisht që nuk do t&eu...
HOLANDE - Max Verstappen ka një 'lodër' të re. Dhe nuk bëhet fjalë për makinën e tyre të re në F1, as pë...