"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Sport
VIDEO/ Venezuela ndal Argjentinën, në një fushë që i ngjante “pishinës”…
Sulmuesi venezuelian Rondon shënoi golin e barazimit me kokë (1-1) në një ndeshje të lënë në hije nga shiu. Otamendi kishte shënuar më parë për Argjentinën
11 Tetor 2024, 07:30Nga DOSJA
VENEZUELE - Argjentina nuk shkoi përtej një barazimi ndaj Venezuelës, pas një goditjeje me kokë të Rondón-it, e cila ishte e zbehte për shpresat e skuadrës Albiceleste, në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës 2026.
Një gol i hershëm nga Otamendi rriti shpresat e argjentinasve për të mbetur lider, por goli i sulmuesit venezuelian e çmendi Maturín Monumentalin me barazimin (1-1).
Fusha e lojës dha atë që dha. Kushtet në të cilat filloi ndeshja nuk ishin optimale për një ndeshje të një kalibri të tillë. 45 minutat e para ishin të mbushura me përplasje mes lojtarëve, për shkak të gjendjes së fushës, e cila i ngjante një “pishine”. Topi nuk po rrotullohej, gjë që çoi në një lojë shumë të ngadaltë .
Pavarësisht kësaj, Argjentina humbi mundësinë për të fituar. Albicelestët shkuan në sulm në kërkim të rezultatit. Në minutën e 13-të, Otamendi kaloi në avantazh kampionët aktualë të Botës, pas një faulli të ekzekutuar nga Messi, të cilën fillimisht portieri Romo e largoi, por qendërmbrojtësi argjentinas i harruar, godet edhe e kalon skuadrën e tij në avantazh.
Pjesa e dytë u përmirësua për sa i përket dinamikës së lojës. Venezuela shtoi presionin në kërkim të një barazimi dhe Argjentina nuk u tërhoq. Një shans i Soteldos pak minuta pas fillimit i vuri flakën Monumentit të Maturín. Menjëherë më pas, një goditje me kokë nga Yangel Herrera bëri që portiere argjentinas Rulli të shkëlqejë, duke prodhuar një dorë të mrekullueshme.
Venezuela përndiqte zonën e skuadrës Albiceleste me forcë në rritje. Dëshmi për këtë ishte edhe barazimi. Një Sotelo i pangopur, vendosi në qendër Salomón Rondón për të barazuar rezultatin në minutën e 65-të. Sulmuesi venezuelian i çmendi tribunat e Monumental de Maturín me një goditje me kokë të pamundur për t’u arritur nga Rulli.
Ndeshje shumë e pakontrolluar pas barazimit. Të dyja skuadrat shkuan për fitore. Një aksion një kundër një me Messin, shpëtohet nga Romo dhe pengoi Argjentinën të kalonte sërish në epërsi.
Skuadra e Scalonit (19 pikë) lë dy pikë jetike ndaj Venezuelës në një lojë shumë gri për Messin, e cila po ndiqet nga afër prej Kolumbisë (16).