Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, humb jetën 1 person, plagoset një tjetër
22 Korrik, 16:59
A...
Sport
VIDEO/ Stuhia, shiu dhe kushte e vështira atmosferike, ndërpresin Rrethin e 80-të Çiklistik të Shqipërisë...
Pas afro 130 km, gara ndërpritet etapa e 4-t shpallet e pavlefshme….
25 Maj 2023, 19:58Nga DOSJA
TIRANE - Rrethi i 80-të Çiklistik i Shqipërisë, etapa e 4-t Vlorë - Mbrostar - Përmet, 185 km e gjatë, nuk ka mundur të përfundojë.
Stuhia e dendur e shiut, e breshërit, por edhe rrufetë e shumta kanë shkaktuar ndërprerjen e garës në Memaliaj. Çiklistët lenë biçikletat dhe gjejnë strehim nëpër makinat e skuadrave, komisarëve dhe stafit shoqërues.
Kryekomisari izraelit vendos më pas ndërprerjen zyrtarisht të garës, pas afro 130 km, për shkak të kushteve të skajshme të motit.
Etapa e 4-t shpallet e pavlefshme dhe mbetet në fuqi renditja e etapës së 3-të. Shpresohet që me përmirësimin e kushteve atmosferike, Rrethi i 80-të Çiklistik të vazhdojë sipas kalendarit të tij.