Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër
...
Sport
VIDEO / Shkëlqejnë shqiptarët e Besiktasit, Rashica shënon dy gola!
Beshiktashi realizoi edhe golin e katër me Joao Marion (në 11-m) në kohën shtesë për rezultatin përfundimtar 4-1.
22 Janar 2025, 19:00Nga DOSJA
TURQI - Dyshja sulmuese shqiptare Muçi-Rashica ngre peshë stadiumin “Tupras” të Stambollit me golin e realizuar nga sulmuesi i Kosovës në minutën e 17-të të takimit Besiktas - Athletic Bilbao, pas një inkursioni të ish-futbollistit të Tiranës, që e asistoi Rafa Silva-n në kufinjtë e zonës e ky i fundit Rashicën.
Fenomenal Rashica me goditjen që e dërgoi atje ku nuk mund ta arrinte portieri mik, por edhe vrapimi i Muçit nuk meriton më pak duartrokitje.
Bilbao ia doli të barazonte në pjesën e parë me Gomez, por në fraksionin e dytë Rashica sigloi 'dopietën' personale, i asistuar nga i njëjti autor, Rafa Silva.
Nuk ndalet me kaq Rashica: asiston Rafa Silvan për golin e 3-1. Besiktasi realizoi edhe golin e katër me Joao Marion (në 11-m) në kohën shtesë për rezultatin përfundimtar 4-1.