“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve
5 ...
Sport
VIDEO / Milani vuan shumë por merr 3 pikët përballë Fiorentinës!
1-0 dhe Milan pas javës së 13-të të Serie A ngjitet në vend të tretë me 26 pikë, teksa Fiorentina renditet në vend të gjashtë me 20 pikë.
26 Nëntor 2023, 01:34Nga DOSJA
ITALI - Milan-Fiorentina rezultoi një ndeshje shumë e luftuar, por që përfundoi me rezultatin 1-0, me “Djallin” që rikthehet te fitorja pas më shumë se një muaji. Të dyja skuadrat tentuan që të gjenin rrugën drejt rrjetës, megjithatë goli i vetëm i këtij takimi u shënua nga pika e bardhë e penalltisë.
Theo fitoi penallti në minutën e 45+1’ pas një ndërhyrje të gabuar nga Parisi. Francezi e mori vet përsipër ekzekutimin e penalltisë, ndërsa shënoi duke e dërguar me shumë lehtësi topin në rrjetë në minutën e 45+2’.
Në fraksionin e dytë si nga “kuqezinjtë” ashtu edhe nga “violët” u tentuan portat respektive, megjithatë kjo pjesë nuk solli të tjerë gola. Minuta e 83’ e kësaj sfide mund të konsiderohet si një moment historik, pasi 15-vjeçari Francesco Camarda, që u aktivizua në vend të Jovic, u bë lojtari më i ri që debuton në Serie A.
1-0 dhe Milan pas javës së 13-të të Serie A ngjitet në vend të tretë me 26 pikë, teksa Fiorentina renditet në vend të gjashtë me 20 pikë.