Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Sport
VIDEO / Milani i tregon Napolit se ende është kampioni në fuqi i Serisë A! Fitoi me 'poker' golash në "Maradona"...
Milani dhe Napoli fillojnë serinë e tri përballjeve me njëra-tjetrën në kampionat dhe Champions League
2 Prill 2023, 21:24Nga DOSJA
ITALI- Napoli dhe Milani fillojnë serinë e përballjeve me njëri-tjetrën që nga kjo e dielë, ku kanë sfidën e Serisë A.
Kuqezinjtë edhe pse jashtë garës për titull, edhe pse matematikisht jo, por gjithsesi synimin e kanë tek qëndrimi në zonën Champions në fund të sezonit.
23 pikë është diferenca pa përfunduar kjo ndeshje, por kuqezinjtë janë një tjetër skuadër në këtë mbrëmje. Që në minutën e 17-të një aksion model i nisur nga Diaz përfundohet në mënyrë perfekte nga Rafael Leao.
Kuqezinjtë ndihen të sigurtë në një formë më të mirë në 45 minutat e para dhe në të 25-tën, këtë herë sërish protagonist është Diaz, që manovron mjaft mirë në zonë dhe finalizon në mënyrë perfekte për të shënuar golin e dytë.
Napoli ngre ritmin e lojës në minutat e mbetura, duke iu afruar zonës kuqezi, por pa vënë në rrezik serioz Meignan dhe portën e Milanit.
Pas pushimit, në minutën e 59-të do të vinte edhe goli i tretë i Milanit. Ishte një aksion personal i Leaos, që pas disa veprimeve në krahun e majtë goli fort, duke shënuar golin e tij të dytë personal…
Por ndeshja nuk kishte përfunduar. Në minutën e 65-të, Selemaekers, i cili kishte hyrë në fushë vetëm tetë minuta më pare duke zëvendësuar Diaz, pas një aksioni personal do të depërtonte në zonën napoletane dhe do të realizonte, duke fiksuar rezultatin 4-0.
Pas tre minutave shtesë, gjyqtari Rapuano, mbyll ndeshjet me fitoren 4-0 të kuqezinjve. Milani i tregon Napolit, në shtëpinë e tij në ‘Maradona’, se ai është ende kampioni në fuqi i Serisë A. Gjithashtu, ky sukses ishte edhe një paralajmërim moral për çerekfinalet e Champions League, edhe pse ajo është një histori tjetër.