"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Sport
VIDEO / Mario Mitaj shënon supergol në Arabinë Saudite!
Mario Mitaj gjen golin e parë me fasbellën e Al Ittihadit, ku luan përkrah yjeve të futbollit si Benzema apo Kante dhe e bën në stilin e tij.
19 Tetor 2024, 22:17Nga DOSJA
ARABI SAUDITE - Aftësitë e tij teknike, driblimet e kundërsharëve dhe asistet për gola i kishte treguar si në Rusi ashtu edhe në Kombëtaren Shqiptare, por tani spikat edhe si golashënues.
Mario Mitaj gjen golin e parë me fasbellën e Al Ittihadit, ku luan përkrah yjeve të futbollit si Benzema apo Kante dhe e bën në stilin e tij, duke dribluar të gjithë futbollistët që i dilnin përpara, sikur të ishte Lionel Messi.
Ishte goli që vulosi fitoren 3-1 (81’) të Al Ittihadit ndaj Al Qadisiya, teksa për herë për ekipin e tij kishte shënuar pikërisht Karim Benzema të parin dhe Dyabi të dytin.
Goli i Mitajt ishte ai i qetësisë, pasi ekipit mik në minutat e mbetura iu shuan shpresat për rezultat pozitiv.