“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve
5 ...
Sport
VIDEO/ Manchester City e nis me këmbën e djathtë, fiton 5-3 me japonezët e Yokohama Marinos, Haaland shënoi dy gola...
Fillimi i Manchester City në këtë sezon ka qenë mbresëlënës, skuadra e Pep Guardiolës mundi Yokohama Marinos 5-3, në një miqësore, ku Erling Haaland që hyri në pjesën e dytë dhe shënoi dy herë.
23 Korrik 2023, 19:02Nga DOSJA
JAPONI - Manchester City pushtoi Anglinë (fitoi Premier League dhe FA Cup) dhe Evropën (duke fituar Champions League) në sezonin e kaluarl. Sezoni i ri e gjen skuadrën e Pep Guardiolës sërish duke synuar lart.
Madje, ajo u kujdes që të “ngrohte” botën e saj, që në miqësoren e parë të verës, me “Qytetarët” përballë Yokohama Marinos në stadiumin kombëtar të Tokios, ku fituan 5-3 në një ndeshje tejet të kënaqshme.
Skuadra japoneze kaloi 2-0, por City më pas bëri një rikthim mbresëlënës me golat e Stones, Alvarez, Rodri dhe Haaland, me bombarduesin norvegjez, që madje hyri si zëvendësues në pjesën e dytë dhe gjeti rrjetën dy herë për të shënuar golin e tretë dhe të pestë të ekipit të tij.