Protesta më e madhe e paralajmëruar/ Me thirrjet 'Shqipëri e re', nis protesta e 7-të në sheshin “Skënderbej" kundër projektit të Zvërnecit
"Free Albania"/ Protestuesit sqarojnë mediat ndërkombëtare: Nuk jemi këtu vetëm për Zvërnecin 6 Qershor, 2...
"Free Albania"/ Protestuesit sqarojnë mediat ndërkombëtare: Nuk jemi këtu vetëm për Zvërnecin 6 Qershor, 2...
VIDEO/ Çështja e Zvërnecit/ Qindra qytetarë mblidhen në Londër: Rama në burg, Berisha në burg, mos dal...
Berisha: Këshilli Kombëtar i PD thirrjet javën që vjen. Nuk do të rivalizojmë me protestë, por do bëjm&e...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
Dy fitore, 6 pikë, dy golat më të bukur të javës dhe festa e merituar e kuqezinjve

TIRANE - Kuqezinjtë i mbyllën ndeshjet e muajit qershor në mënyrën më të mirë të mundshme, me dy fitore, që nuk merreshin që nga shtatori i vitit 2021 dhe ajo që vlen më tepër, me dy ndeshje të luajtura mjaft mirë dhe me 6 pikë, që aktualisht i rendisin kuqezinjtë në vendin e dytë në grupin “E”, 1 pikë poshtë Republikës Çeke që kryeson grupin me 7 pikë pas tre ndeshjesh.
Ishin pikërisht këto dy ndeshje të qershorit që kanë bërë edhe xhiron e rrjeteve sociale dhe jo vetëm, nga dy fitoret e arritura, me Moldavinë më 17 qershor dhe me Ishujt Faroe më 20 qershor, UEFA ka përzgjedhur edhe dy golat e kuqezinjve, si më të bukurit e këtyre raundeve.
Bëhet fjalë për golin e Jasir Asanit ndaj Moldavisë në stadiumin “Air Albania”, i cili zhbllokoi takimin, një gol mjaft i bukur. Por ‘bëmat’ nuk janë mbyllur me kaq. Goli i mbrëmjes së djeshme ndaj Ishujve Faroe, i Kristjan Asllanit i ka mahnitur të gjithë, një realizim edhe më i bukur e spektakolar, që UEFA e ka renditur të parin.
Më mirë se kaq nuk kishte se ku të shkonte për kyqezinjtë, të cilët shkojnë të çliruar në pak ditë pushime që i kanë mbetur, pas zborit që i bëri Sylvinho rreth 2 javë në Tiranë, në këtë mbyllje të sezoneve, por që për të thënë të vërtetën, pak ditë i kanë mbetur, kur siç thonë lojtarët, i presin klubet për fazat përgatitore, sepse skuadrat e tyre përgatiten edhe për ndeshjet europiane.
Por deri atëherë, në vendin e largët të mes të oqeanit, Ishujt Faroe, lojtarët e Kombëtares shqiptare, pas ndeshjes kanë qenë të lirë dhe të shijojnë fitoret e merituara, me një pjesë të tifozerisë kuqezi të pranishëm atje.
Një atmosferë entuziaste krejtësisht e merituar për këta djem që rikthyen buzëqeshjen, besimin dhe mbi të gjitha, ekipin kombëtar në rrugën drejt objektivit kryesor, që është kualifikimi për në Europianin e ardhshëm, “Gjermani 2024”.
B.T (Dosja.al)
GJERMANI - Në Gjermani ka një shqetësim më të përgjithshëm. Në tre miqësoret e fundit që ka lua...
ZVICER - Në urimin e tij Infantino thekson, se titulli për Partizanin vjen si rezultat i punës së palodhur, pasionit dhe përkushtimit...
ANGLI - Mateo Kovacic duhet të konsiderohet tani lojtar i Manchester Cityt! Mesfushori kroat, i cili kishte rënë dakord p&...
ANGLI - Al Ittihad pas “bingos” me Karim Benzema dhe blerjes së afërt të N’Golo Kante, u zhvendos për një tjet...
SPANJE - Ishte në punë që ka vazhduar për disa javë dhe tani është zyrtare. Toni Kroos, në përfundim të...
SPANJE - Ndonëse mungon në fushë, Neymar nuk i ndalon dot njerëzit të flasin për të në një mënyr&e...
ISHUJT FAROE - Kombëtarja shqiptare e futbollit fitoi 1-3 në transfertë ndaj Ishujt Faroe, për raundin e tretë të grupit ‘...
SHBA - Siç duket gjithçka, 25-vjeçarja Juliana Nalou nuk kërcënon lidhjen e Shakirës me Lewis Hamilto...
TIRANE - Armand Duka ka përshëndetur në Instagram kuqezinj të Kombëtares për dy fitoret e arritura radhazi, në fushatë...
ARABIA SAUDITE - Al Ittihad, që drejtohet nga trajneri Nuno Espírito Santo, zyrtarizoi këtë të martë marrëveshjen me mesf...