"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Sport
VIDEO/ Kosova, fitore morali ndaj Izraelit, edhe pse minimale!
“Dardanët” kanë marrë një fitore të vështirë në “Fadil Vokrri”.
13 Nëntor 2023, 06:15Nga DOSJA
KOSOVE - Përfaqësuesja e Kosovës ka mposhtur Izraelin me rezultat 1-0 në ndeshjen e fazës kualifikuese për “Euro 2024”, të zhvilluar të dielën në "Fadil Vokrri" të Prishtinës.
Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Milot Rashica në minutën e 41-të. “Dardanët” patën edhe disa raste të mira shënimi por që nuk u konkretizuan.
Gjithsesi, kjo fitore shërben vetëm për statistika për Kosovën, pasi kualifikimi, edhe pse matematika e lejon, është shumë larg.
Megjithatë, suksesi i së dielës shërben për ngritjen e moralit në ambientin dardan, por në atë izraelit vjen si ‘bombë’ pasi ëndrrat për kualifikimin në Euro 2024 kanë marrë një goditje të madhe.
Me këtë fitore, Kosova është në vendin e katërt me 10 pikë, një më pak se Izraeli, ndërsa grupin "I" e kryeson Romania me 16 pikë, e ndjekur nga Zvicra me 15 pikë.
Në anonimitetin e Budapestit në Hungari, larg atmosferës së mbinxehur të Tel Avivit, Izraeli do të "presi" Zvicrën (e mërkurë) dhe Rumaninë (e shtunë), dy të parat në Grupin I, përpara një udhëtimi të fundit në Andorra më 21 nëntor.