Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Sport
VIDEO / Interit i mjaftojnë 45 minuta për të mundur Torinon në shtëpi!
Në Olimpico Granata luftojnë dhe luajnë mirë, por në pjesën e dytë zëvendësimet e Inzaghit i japin pikën e kthesës ndeshjes.
21 Tetor 2023, 20:09Nga DOSJA
ITALI - Pas një gjysmë hapi të gabuar ndaj Bolonjës, Interi është rikthyer në ritëm. Në ditën e nëntë të Serisë A, skuadra e Simone Inzaghit mundi 3-0 Torinon dhe kaloi për momentin Milanin në krye. Në Olimpico në pjesën e parë ishte Torino që zhvilloi më tepër aksione më të rrezikshme me Ricci, Seck dhe Pellegri, por Sommer ishte i vëmendshëm dhe rezultati mbeti i ekuilibruar.
Më pas në pjesën e dytë Inzaghi dha pikën e kthesës me zëvendësimet dhe zikaltërit shënuan me Thuram (59').
10 minuta më pas është argjentinasi Lautaro Martinez ai që gjen golin e dytë dhe të sigurisë për zikaltrit.
Ndërsa në shtesë një penallti e akorduar për Interin shndërrohet në gol nga turku Calhanoglu