"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Zikaltrit morën këtë herë në minutat shtesë një fitore ndaj Udineses në Friuli, duke rikthyer sërish diferencën +14 ndaj Milanit të vendit të dytë.

ITALI - Interi nuk fal dhe merr një tjetër fitore, këtë herë në minutat shtesë ndaj Udineses në Friuli, duke rikthyer sërish diferencën +14 ndaj Milanit të vendit të dytë.
Ndonëse me një dorë mbi titullin kampion, zikaltrit nuk e kanë ulur aspak përqendrimin dhe këtë herë ndaj Udineses morën një fitore të vuajtur, por shumë të bukur, teksa goli me vlerë 3-pikëshe u shënua vetëm në minutën e pestë shtesë. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e vendasve, që shënuan në minutën e 40-ë me serbin Samardzic, i cili në verë ishte vetëm një hap larg firmës me Interin.
Zikaltrit ndryshuan tërësisht në pjesën e dytë dhe gjetën një gol në minutën e 48’, por që u anulua për pozicion jashtë loje, ndonëse me pamje shumë të paqarta. Në të 55-ën Thuram fitoi një penallti, të cilën e shndërroi në gol i zakonshmi Calhanoglu, i cili konfirmoi edhe njëherë saktësinë 100% nga pika e bardhë këtë sezon.
Udinese rezistoi deri në shtesë, kur Lautaro lëshoi një goditje nga vija e zonës, me topin që përfundoi në shtyllë dhe më pas u kthye në këmbët e Frattesit, i cili me portën bosh, e dërgoi në rrjetë, duke i dhënë tre pikët Interit.
Me 7 javë nga fundi i sezonit, Interi ruan distancën +14 nga Milani i vendit ët dytë, ndërsa Udinese mbetet shumë pranë zonës së ftohtë të renditjes dhe do t’i duhet shumë punë për të siguruar mbijetesën.

B.T (Dosja.al)
GJERMANI - Në Dusseldorf të Gjermanisë, sot dhe nesër, mbahet mbledhja e UEFA-s, ku po shqyrtohet mundësia e rritjes së numrit t&e...
ZVICER - Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka publikuar një postim në Instagram për të konfirmuar skuadrat e kualifikuara deri tani p&e...
SHIJAK - Erzeni thyen 1-0 Egnatian, ndërkohë që mbyllet pa gola dueli Skënderbeu-Tirana. Dy takimet e fundit të javës së 30...
ITALI - Milan po kalon një moment shumë të mirë midis kampionatit dhe Europës, me 7 fitore radhazi, teksa e fundit erdhi përball&e...
ANGLI - Premier League njoftoi këtë të hënë vendimin e saj për të sanksionuar Evertonin me heqjen e...
SHBA - Inter Miami pret dritën jeshile për të patur Lionel Messin në 'planin e shpëtimit' të trajnerit Gerardo Mar...
SPANJE - Emri i Dani Alves ka bërë titujt kryesorë jo për shkak të bëmave të tij në fushën e lojës...
SPANJE - Ka pasur shumë përfolje dasma e José Luis Martínez-Almeida dhe Teresa Urquijo. Festimi përfshinte të ftua...
SPANJE - Madrilenët do të aktivizojë një forcë sigurie të përbërë nga 1275 trupa për ndeshjen e parë...
Tomiyasu dhe Haaland, duke luftuar për topin gjatë Manchester City-Arsenal ANGLI - Premier League është e nxehtë me vetë...