"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Sport
VIDEO / Interi-Milan në gjysmëfinalen e Champions League, Benfica merr një barazim statistikor!
Ka përfunduar 3-3 takimi i dytë mes Interit dhe Benficës në "San Siro" që portugezëve nuk i vlejti aspak pas humbjes 2-0 në shtëpi që i dhanë mundësinë zikaltërve të kalojnë më tek me rezultatin e përgjithshëm 5-3.
19 Prill 2023, 21:55Nga DOSJA
ITALI - Në "San Siro" Interi pret të zyrtarizojë kualifikimin për në gjysmëfinale ndaj Benficës falë fitores 0-2 në ndeshjen e parë.
Barrela hap serinë e golave në takimin e dytë, që në minutën e 14-të duke siguruar akoma më tepër kalimin e raundit.
Benfica e hedhur e gjitha në sulm, pasi nuk ka asgjë më për të humbur dhe në fund të pjesës së parë shpërblehet me golin e Aursens në minutën e 39-të.
Në barazim 1-1 shkuan skuadrat në dhomat e zhveshjes vendasit më të sigurtë për kalimin më tej. Ndërkohë për Benfikën bëhet gjithmonë e më e vështirë për të përmbysur shifrat e përgjitshme 1-3 bashkë me ndeshjen e parë.
Nuk ka histori më në San Siro. Interi ia del të kalojë në avatazh falë Lautaro Martinez duke çuar shifrat në 2-1.
Përfundon më shpejt se sa loja shpresa e Benficës. Në minutën e 78-të Correa shënon edhe golin e tretë për zikaltrit, duke mbyllur gjithçka.
Gjithsesi në minutën e 86-të nga një harkim nga goditja standarte, Benfica ngushton diferencën në 3-2 falë golit të Otamendit.
Ndërkohë që përpara vërshëllimës përfundimtare, Benfica barazon ndeshjen në 3-3, pas golit të Musa (90'+5), por që nuk vlen aspak ky rezultat.
Një barazim 3-3 thjesht për statistikë, pasi gjithçka sa i përket kualifikimit ka përfunduar me rezultatin 5-3. Në gjysmëfinalen e Champions League do të kemi derbin e Milanos, mes Milanit dhe Interit. Ndeshja e parë do të zhvillohet në datat 9/10 maj dhe e kthimit pas një jave më 16/17 maj.