"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Sport
VIDEO / Horror në Kolumbi, lojtari i skuadrës së Pablo Escobar, goditet me thikë gjatë ndeshjes!
Lojtari i Atletikos, Pablo Cepelini ishte gati të godiste nga këndi në fund të ndeshjes kur rezultati në ato momente ishte 2:2, dhe një thikë fluturoi nga tribuna duke e goditur futbollistin në kokë. Cepelilni ra në gjunjë dhe më pas u rrëzua përtokë ndërkohë që thika kaloi pranë gjyqtares femër, e cila ishte me fat që nuk u prek nga mjeti prerës.
24 Prill 2024, 08:32Nga DOSJA
KOLUMBI - Lajme horror vijnë nga Kolumbia. Në një prej derbit më të mëdhej në planet mes Atlético Nacional dhe Independiente, një futbollist u godit me thikë në kokë.
Lojtari i Atletikos, Pablo Cepelini ishte gati të godiste nga këndi në fund të ndeshjes kur rezultati në ato momente ishte 2-2, dhe një thikë fluturoi nga tribuna duke e goditur futbollistin në kokë. Cepelilni ra në gjunjë dhe më pas u rrëzua përtokë ndërkohë që thika kaloi pranë gjyqtares femër, e cila ishte me fat që nuk u prek nga mjeti prerës.
DERBİDE KORUTAN OLAY Kolombiya'daki Medellin-Atletico Nacional derbisinde tribünden atılan bir bıçak, futbolcu Pablo Ceppelini'nin başına isabet etti pic.twitter.com/JAoWDpKooP
Është e pabesueshme që lojtari i Atléticos u ngrit shpejt nga toka dhe vazhdoi ndeshjen, ndaj mund të thuhet se ishte edhe ai me fat pas këtij episodi. Ky derbi konsiderohet si një nga më të mëdhenjtë në planet dhe Atlético Nacional u bë i njohur për publikun e gjerë kur në krye të këtij klubi ishte Pablo Escobar.