"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Egnatia mbron Kupën e Shqipërisë, të fituar edhe sezonin e kaluar, ndërkohë që i bën një dhuratë të çmuar Tiranës: pjesëmarrjen në Conference League sezonin e ardhshëm.

TIRANE - Tani nuk ka më asnjë dyshim. Egnatia e mbrojti me force Kupën e Shqipërisë, trefo të cilin e kishte fituar edhe në edicionin e kaluar 2022-2023.
Rrogozhinasit bëjnë të tyrin trofeun e Kupës për të dytën herë, pasi mposhtën 1-0 në finale Kukësin, ndeshje që u zhvillua në “Air Albania”, duke filluar nga ora 19:00. Verilindorët nuk ia dolën ta “zbusnin” disi zhgënjimin e rënies në Kategorinë e Parë pas 12 sezonesh në elitë.
Skadrës së Bledar Devollit nuk i mjaftoi dëshira përballë një ekipi ndjeshëm më cilësor e që jo më kot merr pjesë në “Final Four” si skuadra e renditur e para pas 36 javësh.
Diferencat ranë në sy që në fillim të takimit, teksa në minutën e 9-të Montenegro vuri në provë Tafasin nga distanca.
Tjetër mundësi e mirë për Egnatian, pasi kishte kaluar gjysmë orë lojë (31’), por topi, shkon pa rrezikshmëri të lartë në duart e portierit të Kukësit. Nuk do të zgjaste shumë deri në zhbllokimin e rezultatit: në të 38-tën Edison Ndreca përmbyll me gol një aksion model të skuadrës rrogozhinase.
Pjesa e dytë e gjen Kukësin më të vendosur dhe të organizuar, por Egnatia, falë golit të shënuar në fraksionin hapës, mendon më shumë për ekuilibrat në fazën mbrojtëse, pa harruar daljet e herëpashershme me kundërsulme të shpejta.
Hasaj, në pozicion të prirët tenton portën me një goditje standard (50’), por reagon në pozicion Sherri. Dy minuta më vonë, Fransi Lala, shumë pranë zonës së portierit, e shtyn topin jashtë portës së Egnatias.
Drithërima në portën e Egnatias në të 76-tën, mbrojtja largon me shumë vështirësi rrezikun që erdhi nga këmbët e Lleshit.
Penallti për Egnatian në të 78-tën për prekje të topin me bërryl thuajse në vijën e 16 metrave, e akorduar pas konsultimit të kryesorit Xhaja me sistemin VAR, por Tafasi bën mrekullinë, i mohon golin Fernandos.
Ky episod e ndez më shumë sfidën, me topin që kalon nga një zonë në tjetrën, por Egnatia humb një tjetër mundësi të artë për të dyfishuar me Montenegron në të 86-ën minutë.
Në minutën e tretë shtesë zihet në befasi mbrojtja e Egnatias, por Hasaj nuk ia del ta dërgoi topin në rrjetë. Keqardhje në radhët e Kukësit për këtë episod, pasi nuk vonoi vërshëllima e trefishtë e Xhajës, që i dha fund kësaj finaleje të fituar nga Egnatia, e cila nisi një festë që synon ta kulmojë me triumfin në “Final Four”.
Zv.presidenti i FSHF-së, Lufti Nuri i dorëzoi trofeun e kupës së 72-të të Shqipërisë, skuadrës së Egnatias, që stërvitet nga trajneri Edlir Tetova, i mbështetur nga presidenti Agim Demrozi, që ka ditur të menaxhojë drejt suksesit një skuadër si ajo rrogozhinase.
B.T (Dosja.al)
SPANJE - Joao Félix po kalon periudha të vështira në skuadrën e Barçës. Sulmuesi portugez ka humbur rënd&e...
ITALI - Kundërshtari i radhës i Olympiakos, Fiorentina, pati një ndeshje të hënën kundër Monzas, e cila filloi në malore...
ZVICER - Këtë të martë, më 14 maj, zhvillohet një ankand shumë i veçantë në ...
ZVICER - Bota e futbollit do të takohet në Bangkok gjatë ditëve të ardhshme dhe përsëri, nuk do të jetë vet&...
SPANJE - Real Madridi do të hapë ‘Santiago Bernabéu’ më 1 qershor 2024 për të parë finalen e Cha...
ITALI - Kampionati nuk ka mbaruar ende, por Kampionati Evropian është tashmë pranë nesh. Prandaj Luciano Spalletti duhet...
ITALI - Sandro Tonali është rikthyer për të folur për rrugëtimin e tij të rikuperimit nga varësia ndaj loj&e...
ANGLI - Raphaël Varane (31 vjeç, 30 ndeshje dhe 1 gol në të gjitha garat këtë sezon), mbërriti në Manchester United ...
FRANCE - Gjatë galasë së Ligue 1 që u mbajt mbrëmjen e së hënës, pati komente dhe fjalime të llojllojsh...
ANGLI - Tottenham dhe Manchester City përballen me njëri-tjetrin të martën, më 14 maj në orën 21:00 në stadi...