"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Sport
VIDEO/ Chelsea, më në fund gjen fitoren e parë, kapërcyeu lehtësisht Luton Town!
Chelsea mposhti Luton Town mbrëmjen e kësaj të premte, në startin e ditës së 3-të të Premier League. Ishte fitorja e pare…
26 Gusht 2023, 07:30Nga DOSJA
ANGLI - Chelsea më në fund e gjeti fitoren e tij të parë të sezonit. Pas një pike të vetme, të marrë gjatë dy javëve të para, klubi londinez ishte tashmë nën presion (të vogël) para pritjes së Luton Town këtë të premte në mbrëmje në “Stamford Bridge”.
Dhe djemtë e Mauricio Pochettino më në fund konkretizuan gjërat e bukura të harruara në ndeshjen kundër Liverpool dhe West Ham, duke fituar qartë 3-0 ndaj një skuadre të promovuar.
Në vazhdimësi të fillimit të sezonit, Raheem Sterling përsëri pati një lojë të shkëlqyer duke shënuar dy herë (17’, 68’). Nicolas Jackson, i thirrur për të qenë titullar këtë vit, mori pjesë në festë, duke shënuar disa minuta më vonë (75’) dhe vulosur fitoren e pastër 3-0. Tifozët blu mund të jenë të lumtur, sezoni i klubit të tyre duket se ka nisur!..