"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Sport
BEFASUESE! Leo Messi, personazhi kryesor në videoklipin e ri të Malumës… (video)
Lionel Messi pjesëmarrës në videoklipin e ri të këngëtarit të njohur, Maluma, në këngën “Trofeo”, i veshur me fanelën e dytë të Inter Miamit.
25 Gusht 2023, 19:06Nga DOSJA
SHBA - Lionel Messi la stërvitjen dhe fushën për një kohë dhe u fokusua në diçka që nuk e ka bërë kurrë më parë në jetën e tij. Superylli argjentinas i Inter Miami, i cili e ktheu interesin për aktrim pak kohë më parë, duke bërë debutimin e tij si “aktor” në serialin e njohur argjentinas "Los Protectores", tani po luan edhe në një videoklip.
Konkretisht, ylli argjentinas shfaqet në videoklipin e këngës së re të Malumës, “Trofeo”. Sulmuesi 36-vjeçar ndodhet në stadiumin “DRV PNK”, me fanelën e dytë të Inter Miamit. Në videoklip Messi takohet me Malumën dhe i dhuron një kupë dhe më pas këngëtari kërcen me trofeun në krahë.
Artisti e ka postuar në Instagram klipin në të cilin shfaqet argjentinasi dhe disa foto në prapaskenë, ndërsa në mbishkrimin e postimit shkruan: “Trofeo në dispozicion në YouTube dhe në të gjitha platformat dixhitale... Një homazh për më të madhin Leo Messi”.