Protesta më e madhe e paralajmëruar/ Me thirrjet 'Shqipëri e re', nis protesta e 7-të në sheshin “Skënderbej" kundër projektit të Zvërnecit
Sot protesta më e madhe e paralajmëruar, nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej" 6 Qershor, 17:57 ...
Sot protesta më e madhe e paralajmëruar, nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej" 6 Qershor, 17:57 ...
VIDEO/ Çështja e Zvërnecit/ Qindra qytetarë mblidhen në Londër: Rama në burg, Berisha në burg, mos dal...
Berisha: Këshilli Kombëtar i PD thirrjet javën që vjen. Nuk do të rivalizojmë me protestë, por do bëjm&e...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
Barcelona vuajti por arriti të presë biletën për në çerekfinale të Kupës së Mbretit
SPANJE - Barcelona vuajti por arriti të presë biletën për në çerekfinale të Kupës së Mbretit. Skuadra katalanase arriti të fitojë ndaj Racing Santander, skuadrës kryesuese të Divizionit të Dytë me rezultatin 2-0 në një sfidë ku hasi në jo pak vështirësi.
Pjesa e parë e ndeshjes që nisi me 15 minuta vonesë për shkak të një problemi me hyrjen e tifozëve në stadium, ishte shumë intensive me ritëm nga të dyja skuadra. Barcelona kishte zotërimin e topit në fushë, por nuk mundi të rrezikojë në portën e Ezkietës, ndërsa në krahun tjetër Racing ishte vendosur mirë në mbrojtje dhe tentoi të shfrytëzojë kundërsulmet dhe pjesa e parë përfundoi me rrjeta të paprekura 0-0.
Në fillimin e pjesës së dytë, Barcelona krijoi mundësi shënimi me Rashford dhe Lamine Yamal, por që të dy futbollistët u ndalën nga portieri i Racing Santander. Me kalimin e minutave, Barcelona e rriti presionin në fushë duke e spostuar Racing në gjysmëfushën e tij dhe në minutën e 66 Barcelona e theu më në fund murin e ngritur nga Racing me anë të Ferran Torres që u shërbye nga Fermin Lopez duke marrë avantazhin 1-0 në këtë ndeshje.
Pas këtij momenti Flick hodhi në fushë Raphinan, Lewandowskin dhe Pedrin dhe Barcelona vijoi me sulmet në kërkim të golit të dytë. Racing kishte meritën që nuk ia bënte aspak të lehtë gjërat skuadrës katalanase, madje me kundërsulm arriti të gjejë dy herë golin por në të dy rastet golat u anuluan për pozicion jashtë loje. Në minutën e 94 Racing kishte shansin e artë për të barazuar me Lozanon, por Joan Garcia bëri një ndërhyrje vendimtare duke mbajtur portën e tij të paprekur. Por po nuk shënove do të pësosh dhe këtë e shfrytëzoi Barcelona që vulosi fitoren përfundimtare 2-0 me golin e Lamine Yamal me skuadrën e Hansi Flick që kaloi mes 8 skuadrave më të mira të Kupës së Mbretit.
B.T (Dosja.al)
ITALI - Milani ka arritur të triumfojë me përmbysje 1-3 përballë Comos në sfidën e prapambetur të javës s&eum...
BOLOGNA - Ndeshja e prapambetur e javës së 16 i rikthen buzëqeshjen Bolonjës. Skuadra e Vincenzo Italianos, pas 7 ndeshjeve pa fitore, u zhb...
LONDER - Ndeshja e dytë e Liam Rosenior si trajner i Chelsea u mbyll me humbjen ndaj Arsenal 2-3 në gjysmëfinalen e parë të Kupës ...
TIRANE - Sot janë mbyllur ndeshjet e mbetura të javës së 19-të të Superiores, ku ndodhi një rezultat i rëndësish&eu...
TIRANE - E papritur në merkaton e kuqezinjëve. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rei Manaj duke se mbërmjen e djeshme ka luajtur ndeshjen e f...
VORE - Partizani mori humbjen e 3-të rresht në kampionat, teksa ditën e sotme u mposht në Vorë nga ekipi i Arian Bellait. “Demat&...
SPANJE - Hansi Flick njoftoi listën e tij të skuadrës të enjten në mëngjes përpara se të nisej për n&eu...
SPANJE - Humbja kataklizmike e Real Madridit në Albacete jo vetëm që i vuri flakën shtypit spanjol; ajo gjithashtu ringjalli edh...
IRAN - "Gjithçka duket e qetë, me njerëz në rrugë dhe makina që qarkullojnë. Sigurisht, jemi të shqetësuar p&eu...
FRANCE - Ish-kampioni olimpik i notit, Yannick Agnel, do të akuzohet në gjykatën penale të Haut-Rhin për përdhunim të nj&eu...