14 Maj 2025, 12:30
Nga DOSJA
BRAZIL - Është vetëm çështje kohe tani kur Carlo Ancelotti të marrë detyrën si trajner i ri i Brazilit, pas thashethemeve dhe konfirmimit zyrtar nga vetë trajneri italian. Ai do ta përfundojë sezonin aktual me Real Madridin, pas të cilit do të mbledhë valixhet dhe do të fillojë punën në ekipin e Seleçaos.
Lidhur me stafin që do të ketë Ancelotti, bie në sy një lëvizje interesante. Në fakt, siç zbuloi CNN Brasil, "Carletto" po mendon të integrojë Ricardo Kakàn në ekipin e tij teknik, për të pasur një njeri të besuar në krah të tij, duke pasur parasysh "ndarjen" e mundshme nga djali i tij Davide, i cili mund të ndjekë rrugën e tij si trajner diku tjetër.
Një ribashkim i zemrave kuqezi. Sepse Ancelotti dhe Kaká kanë jetuar më shumë se një karrierë futbolli së bashku: e para kur 65-vjeçari italian stërviste ish-mesfushorin sulmues brazilian te Milani, pastaj rikthimi i tyre së bashku te Real Madridi.
Të dy kanë ndarë shumë fitore dhe trofe së bashku, lidhja dhe dashuria kanë qenë gjithmonë aty dhe vetë “Fëmija i Artë” e demonstroi këtë së fundmi në rrjetet sociale kur u publikua njoftimi për “Carletto”-n në stolin e Brazilit:
“Mirë se vini, Ancelotti! Zoti ju bekoftë”. Ndërkohë, për të parë debutimin e Carlo Ancelottit si trajner i ri i Brazilit, do të duhet të presim ndeshjen e parë të kombëtares braziliane në kualifikueset e Kupës së Botës 2026, më 5 qershor kundër Ekuadorit. Ndeshja e radhës, më 10 qershor, do të jetë Paraguaji.
B.T (Dosja.al)
Sport
14 Maj 2025, 12:00
ANGLI - Gjatë ndeshjes së tyre të fundit në Premier League kundër Leicester (2-2), Nottingham Forest ftoi Marjorie Graves, një...
Sport
14 Maj 2025, 11:30
ANGLI - Tottenham ka planifikuar tashmë një paradë festive nëse mposht Manchester United në finalen e Europa L...
Sport
14 Maj 2025, 11:00
ANGLI - Manchester United do të luajë finalen e Europa League më 21 maj, kundër Tottenham, në "derbin" tërësisht an...
Sport
14 Maj 2025, 10:30
ZVICER - Një ekspozitë kushtuar Kupës së parë të Botës për Klube me 32 ekipe, e planifikuar për ver&...
Sport
14 Maj 2025, 10:00
ANGLI - Lajme nga Gjermania në ‘frontin’ e Florian Wirtz. Sipas Sky Sports DE, përfshirja e Manchester Cityt në garë m...
Sport
14 Maj 2025, 09:30
ITALI - Pak më shumë se tre muaj në Kroaci, pastaj shkarkimi nga Dinamo Zagreb, por tani për Fabio Cannavaron mund të jet&eum...
Sport
14 Maj 2025, 09:00
FRANCE - Antoine Griezmann i ka bërë të gjitha prerjet e flokëve: kokë të rruar, flokë blu, flokë të gjatë, to...
Sport
14 Maj 2025, 08:30
ARABIA SAUDITE - Cristiano Ronaldo thuhet se po mendon të largohet nga Al-Nassr pas eliminimit të tyre nga Liga e Kampionëve t&eum...
Sport
14 Maj 2025, 08:00
ITALI - Pasi preku “Graalin e Shenjtë” të futbollit evropian me një finale në Ligën e Kampionëve në vitin 1992 ku...
Sport
14 Maj 2025, 07:30
ITALI - Është kupa… e Italisë. Një lloj Graali i Shenjtë: mund t’i jepte jetë të përjetshme Milanit t&...