LIVE UPDATES
Sport

Valencia i kundërvihet Vinicius-it: "Racizmi nuk luftohet me gabime dhe gënjeshtra"

Klubi kërkon që lojtari i Real Madridit të korrigjojë versionin që ka shprehur në deklaratën e tij para gjyqtarit, në të cilin ai pohon se fyerjet raciste ishin të përhapura.

5 Tetor 2023, 16:55 Nga DOSJA

SPANJE - Valencia ka akuzuar lojtarin e Real Madridit, Vinicius Junior se ka gënjyer në deklaratën e tij para gjykatës hetuese numër 10 të Valencias, në përshkrimin e ngjarjeve të ndodhura në ndeshjen në Mestalla më 21 maj, gjatë vizitës së Real Madridit. 

Përmes një deklarate zyrtare, klubi i Mestalla i kërkon futbollistit brazilian të korrigjojë versionin që ka dhënë përmes videokonferencës në gjykatë, që u mbajt këtë të enjte, më 5 tetor. “Racizmi nuk ka vend në futboll apo në shoqëri, por nuk mund të luftohet me gabime apo gënjeshtra të pabaza”,- shprehet Valencia.

Valencia ka reaguar me forcë dhe energji, pasi Vinicius ka deklaruar para gjyqtarit se ofendimet raciste që ka marrë në Mestalla, ishin të përgjithësuara.

Deklarata e klubit “Mestalla” bazohet në informacionin që ka dalë gjatë gjithë mëngjesit të kësaj të enjte, ku thuhet se lojtari i Real Madridit ka thënë se klithmat “majmun, majmun” vinin nga pjesa më e madhe e tribunës.

Valencia i kundërvihet Vinicius-it: "Racizmi nuk luftohet me gabime

Në fakt, Valencia e nis deklaratën e saj, duke shpjeguar se një gabim të ngjashëm interpretimi kishte pësuar edhe trajneri i Madridit, Carlo Ancelotti, kur pas ndeshjes tha në sallën e shtypit, se "i gjithë stadiumi" kishte shqiptuar ato fyerje raciste. Po atë natë të ndeshjes, klubi bëri një dalje publike përmes drejtorit të saj të korporatës, Javier Solís, për të kërkuar korrigjimin e këtij vlerësimi të gabuar. Në të vërtetë, trajneri italian, dy ditë më vonë në daljen e tij të parë publike, e korrigjoi versionin e tij të parë.

“Duke pasur parasysh informacionin e publikuar në lidhje me deklaratën e supozuar të dhënë në gjykatë nga futbollisti Vinícius Jr., ku thuhej se i gjithë stadiumi i Mestalla-s kishte fyerje raciste ndaj tij në ndeshjen mes Valencia CF dhe Real Madrid CF sezonin e kaluar. Siç e pranoi publikisht edhe vetë trajneri Carlo Ancelotti, në asnjë rast kjo sjellje nuk mund të përgjithësohet në të gjithë stadiumin “Mestalla”.

Valencia i kundërvihet Vinicius-it: "Racizmi nuk luftohet me gabime
Avokati i klubit të Valencias, i akuzuar nga Vinicius në deklaratën e tij

Klubi është plotësisht i vetëdijshëm për seriozitetin e kësaj çështjeje. Racizmi nuk ka vend në futboll apo në shoqëri, por nuk mund të luftohet me gabime, apo gënjeshtra të pabaza. Kjo çështje kërkon përfshirjen e të gjithëve dhe Valencia CF e kupton se duhet të jetë skrupulozisht e saktë dhe e përgjegjshme në këtë lloj demonstrate.

Tifozët e Valencias nuk mund të klasifikohen si racistë dhe Valencia CF kërkon që Vinicius Jr. të korrigjojë publikisht deklaratën e tij të supozuar këtë mëngjes,”- thuhet në deklaratën zyrtare të Valencias.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!