18 Korrik 2024, 10:39
Nga DOSJA
ZVICER - Jehona e finaleve të Kampionatit Europian “Gjermani 2024” vazhdon ende edhe pas përfundimit të mbrëmjes së 14 korrikut. UEFA ka përzgjedhur së fundmi 10 ndeshjet më të spikatura të finaleve të Euro 2024 dhe mes tyre është edhe takimi i grupit B mes Shqipërisë dhe Kroacisë, që përfundoi me rezultatin 2-2.
Sipas UEFA-s, këto janë ndeshjet me intensitet më të lartë loje, spektakël, raste, gola të bukur, përmbysje rezultati dhe gola të shënuar në minutat e fundit.
Ndeshja Kroaci - Shqipëri konsiderohet nga UEFA si një nga sfidat më të bukura të këtij Europiani. Në këtë duel ballkanik, Qazim Laçi kaloi fillimisht në avantazh kuqezinjtë në minutën e 11-të, ndërsa kroatët barazuan rezultatin me Kramariç në minutën e 74-t.
Në të 76-tën, Klaus Gjasula shënoi një autogol, ndërsa në minutën e 5-të të kohës shtesë, ishte po djaloshi kuqezi, ai i cili realizoi golin e barazimit.
Ndër sfidat e tjera të përzgjedhura nga UEFA janë edhe Gjermani-Skoci (5-1), Turqi-Gjeorgji (3-1), Kroaci-Itali (1-1), Holandë- Austri (2-3), Spanjë-Gjeorgji (4-1), Austri-Turqi (1-2), Gjermani-Spanjë (1-2), Spanjë-Francë (2-1), Holandë-Angli (1-2).
Për këto 10 takime, UEFA ka hapur dhe një sondazh, ku të gjithë futbolldashësit mund të votojnë ndeshjen e tyre të preferuar.
Ju mund të votoni duke klikuar në këtë link: https://www.uefa.com/euro2024/news/028f-1b63a2bbf153-38355e490ac2-1000--ten-memorable-euro-2024-matches-which-was-your-favourite/
B.T (Dosja.al)
Sport
18 Korrik 2024, 10:00
SPANJE - Real Madridi njoftoi këtë të mërkurë në një njoftim për shtyp, se drejtësia spanjole ka dënuar nj&eum...
Sport
18 Korrik 2024, 09:30
FRANCE - “Guillem Hernandez Folguera do të punojë së bashku me trajnerin Luis Enrique, si ndihmës trajneri i dytë i klubit k...
Sport
18 Korrik 2024, 09:00
FRANCE - “Është e lodhshme. Edhe një herë talenti konsiderohet i mjaftueshëm për të mbyllur sytë para këtyre ...
Sport
18 Korrik 2024, 08:30
SPANJE - Barcelona vazhdon të përparojë për Nico Williams. Sipas asaj që raportohet nga Jijantes, Deco, drejtori sportiv...
Sport
18 Korrik 2024, 08:00
FRANCE - Fayza Lamari, nëna dhe agjentja e Kylian Mbappe, ka dhënë një intervistë të gjatë për Le Parisien, n&...
Sport
18 Korrik 2024, 07:30
SPANJE - Real Madridi nuk e ka nisur parasezonin ende me shumë mungesa, për shkak të lojtarëve që kanë luajtur në Euro...
Sport
18 Korrik 2024, 00:44
ANGLI - Enzo Fernandez po i bëhet gjyq publik, pas videos skandaloze ku shfaqte racizëm ndaj lojtarëve të Francës. Sulmuesi i Kombë...
Sport
18 Korrik 2024, 00:25
KORE E JUGUT - Jasir Asani është kthyer të luajë për Gëangju në Korenë e Jugut. Së fundmi nga mediet turke zbulohet...
Sport
18 Korrik 2024, 00:25
ELBASAN - Egnatia është eleminuar nga turi i parë i Champions League. Borac Banja Luka ia doli vetëm përmes penalltive ndaj rrogozhinas...
Sport
17 Korrik 2024, 22:54
ELBASAN - Egnatia është eliminuar në turin e parë kualifikues të Champions League, nga ekipi i Borac Banja Luka. Skuadra shqiptare kish...