20 Janar 2023, 12:11
Nga DOSJA

TIRANE - Trajneri i njohur i peshëngritjes Zef Kovaçi, vazhdon luftën e tij me Federatën Shqiptare të Peshëngritjes dhe kryesisht presidentit të saj Elez Gjoza, të cilët, sipas tij, i mohojnë dhe i kanë përvetësuar shpërblimin që i takon, si trajner i shtangistit Erkand Qerimaj, që u shpall kampion i Europës.
Pasi problemi e tij trajneri Kovaçi e ka denoncuar në mediat vizive, Top Channel dhe RTSH1, ai shprehet se do ta vazhdojë luftën e tij, duke iu drejtuar ambasadave të huaja në Tiranë, madje çështjen e tij do ta çojë deri në CAS në Zvicër, me syjnim për të vendosur drejtësinë në vend. Njëherësh, trajneri Zef Kovaçi, në faqen e tij në Facebook, falenderon miqtë dhe fansat për mesazhet që ka marrë, duke u solidarizuar me të.
“Nje falenderim per qindra telefonata e mesazhe solidariteti. Tani me nxjerin qe nuk paskam qene as ne stervitje e as ne hotele ! Si ndjehen kur takojne sportista, kamariere, trajnere dhe me qindra njerez qe kemi takuar tek Hotel Eklipsi e tek hotel Fa Fa. Pse Tranjeri Bishanaku nuk ishte as nje dite neper hotele e restorante. Pse e nxoren me polici nga gara e fundit ne Kamez, si te denuar nga Federata e peshengritjes etj.
Nuk dua te Ju bezdis por deshiroj, SI GJITHE JETEN, te luftoj padrejtesine, mashtrimin e mosmirenjohjen. Me kane shitur per leke e ndonje vend pune te tyre e te familjareve. Paturpesia e tyre nuk paska fund... KEMBENGULJA IME NUK KA FUND. Ne muajin shkurt do i shkruaj Ambasades Amerikane, Italiane e do i dergoj ne Kasin e Lozanes se i Yni nuk ekziston. Gjithmone i kam mbajtur premtimet e mia. Krimi e korupsioni i madh nuk ka asnje sukses pa luftuar ate te voglin. PRESIM DREJTESINE. Edhe njehere. FALIMINDERIT,” - ka shkruar trajneri Zef Kovaçi në faqen e tij në Facebook.

B.T (Dosja.al)
Sport
20 Janar 2023, 11:57
SPANJE - Dani Alves u paraqit këtë të premte në një stacion policie në Barcelonë për të dhënë dëshmi...
Sport
20 Janar 2023, 10:52
AUSTRI - Shqipëria tani ka edhe një kampione Bote për të reja në sportin e skive. Në garën e sllallomit gjigand për Ku...
Sport
20 Janar 2023, 10:12
ANGLI - Marrëdhëniet e trajnerit italian Antonio Conte me drejtuesit e skuadrës Spurs të Londrës nuk janë më të mirat....
Sport
20 Janar 2023, 09:49
ITALI - Milan Skriniar i ka thënë ‘Jo’ rinovimit të kontratës me Interin, për momentin. Një ditë p...
Sport
20 Janar 2023, 07:27
SPANJE - Sulmuesi i ri brazilian Rodrygo u largua nga fusha në minutën e 56-të për shkak të performancës së tij të dob...
Sport
20 Janar 2023, 07:23
ANGLI - Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka reaguar me maturi, në përfundim të ndeshjes së prapambetur të javës s&...
Sport
20 Janar 2023, 07:19
GJERMANI - Rudi Völler do të jetë drejtori dhe menaxheri i ri i kombëtares së Gjermanisë që nga 1 shkurti. Në...
Sport
20 Janar 2023, 07:14
ITALI - Federico Chiesa pranoi se viti 2022 ishte një vit i tmerrshëm për të, pasi në janar ai pëaoi një dëmtim të ...
Sport
20 Janar 2023, 07:09
SPANJE - Real Madridi arriti të eliminojë Villarrealin jashtë fushe, në një ndeshje për 1/16 e Kupës së Mbretit, pasi ...
Sport
20 Janar 2023, 07:05
ARABIA SAUDITE - Debutimi i Cristiano Ronaldos në Arabinë Saudite ishte një humbje, por me stil. Me dy gola, portugez u zgjodh l...