LIVE UPDATES
Sport

Trajneri i ri i Kombëtares/ Presidenti Duka: “Jam i bindur që është zgjedhja e duhur!”...

“Ekipi kombëtar e ka vendosur stekën e vet, apo nivelin aty ku ne dëshirojmë. Objektivat mbeten vendi i parë në Nations League, kualifikimi në EURO 2028 dhe më pas për të vazhduar me objektivin e paarritura ndonjëherë për të qenë pjesë e Botërorit 2030.”

19 Maj 2026, 13:00 Nga DOSJA

Trajneri i ri i Kombëtares/ Presidenti Duka: “Jam i bindur që

TIRANE - Rolando Maran është zyrtarisht trajneri i ri Kombëtares shqiptare. Përmes një konference për media, paraditen e kësaj të marte, në ambientet e ‘Shtëpisë së Futbollit’, Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka prezantoi trajnerin e ri të ekipit tonë kombëtar, z. Rolando Maran, i cili ka firmosur një kontratë për 1 vit e gjysmë me FSHF-në. Ndihmësi i tij në stolin kuqezi do të jetë, Christian Maraner, i cili gjithashtu ka firmosur kontratën e tij me FSHF.

Presidenti Duka sqaroi edhe detajet e arritura me trajnerin e ri të ekipit kombëtar, duke nënvizuar se objektivi është vendi i parë në Nations League dhe kualifikimi i skuadrës në finalet e Europianit 2028.

Kreu i FSHF-së falenderoi në mënyrë të veçantë ish-stafin e ekipit kombëtar, me në krye Sylvinhon, për të gjithë arritjet dhe sukseset në krye të kombëtares shqiptare.

“Mirë se keni ardhur sot në këtë ditë të rëndësishme për ekipin kombëtar dhe FSHF-në, në të cilën ne do të bëjmë publik emrin e trajnerit të ri të ekipit kombëtar, z. Rolando Maran.

Në të njëjtën kohë ne mbyllim një cikël me ish-trajnerin e ekipit kombëtar, z. Sylvinho dhe stafin e tij, të cilët dua t’i falënderoj në emër të FSHF-së, emrin tim dhe të gjithë tifozëve për kontributin që kanë dhënë Sylvinho, Doriva dhe Zabaleta gjatë kësaj periudhe për Kombëtaren shqiptare, për rezultatet e arritura.

Bashkë kemi kaluar një periudhë të rëndësishme, me shumë emocione, kemi qeshur e qarë, kemi gëzuar bashkë.

Është pjesë e historisë edhe personale, edhe e të gjithë futbollit shqiptar. Sylvinho dhe stafi i tij, por në futboll mund të konsiderohet normale që mbyllet një cikël apo edhe fillon një cikël i ri.

Me një mirëkuptim të plotë dhe një respekt reciprok, me Sylvion, Dorin dhe Zabaletën kemi menduar dhe kemi rënë në konsensus që ky cikël duhet mbyllur për të hapur një cikël të ri. Me një trajner jo të ri në moshë, por me një trajner me shumë eksperiencë, siç është z. Rolando Maran.

Objektivat - Ekipi kombëtar e ka vendosur stekën e vet, apo nivelin aty ku ne dëshirojmë. Objektivat mbeten vendi i parë në Nations League, kualifikimi në EURO 2028 dhe më pas për të vazhduar me objektivin e paarritura ndonjëherë për të qenë pjesë e Botërorit 2030. Nuk dua të zgjatem, dua të falënderoj Sylvion, Dorin dhe Pablo Zabaletën për bashkëpunimin dhe kontributin në Kombëtaren shqiptare.

T’i uroj suksese trajnerit Roland Maran me ekipin kombëtar. Unë nuk bëra CV-në e z. Maran sepse është një emër i njohur i futbollit europian, ka një eksperiencë 25-vjeçare në fushën e trajnimit, duke trajnuar skuadra të rëndësishme në Serinë A dhe B italiane.

Jam shumë i bindur që do të bëjmë mirë në Nations League dhe kualifikuese”, – tha Presidenti Duka në fjalën e tij gjatë prezantimit të trajnerit të ri të kombëtares shqiptare.

Më tej, Presidenti Armnd Duka iu përgjigj pyetjeve të të gazetarëve të pranishëm në këtë konferenë për shtypin:

Trajneri Silvinjo nuk kishte më dëshirë për ta vazhduar këtë punë, apo kishte diferenca financiare? 

Siç e kam thënë në kontaktin publik edhe më përpara e kemi filluar diskutimin me Silvinjon që të nesërmen e ndeshjes ndaj Ukrainës, pikërisht me atë pyetje që ju thatë nëse keni më energji dhe dëshirë.

Silvinjo mori kohën e tij dhe të dy bashkë në diskutime që nga ajo ditë dhe deri më sot arritëm në këtë konkluzion të përbashkët, që përfundimi i një cikli për të dy palët do të ishte më i mirë dhe rifillimi i një cikli të ri, me energji të re, eksperiencë të re për ekipin Kombëtar. Ndahemi në mënyrën më të mirë, me respekt maksimal njerëzor për njëri – tjetrin, por edhe me respketin për punën e kryer dhe rezultatet.

Pse Maran dhe a donit shumë kohë për të vendosur?

Kam bindjen e plotë që kemi bërë zgjidhjen e duhur. Kemi zgjedhur profilin e duhur për ekipin Kombëtar në momentin dhe kohën e duhur. Duke pasur parasysh eksperiencën e tij në trajnim, siç e thashë prej më shumë se 25 vitesh me ekipe dhe kultura të ndryshme nacionale italiane, në Serinë A dhe në ekipe të tjera.

Duke pasur parasysh këtë eksperincën, këtë profil, këtë kulturë sporitive të Roland Maran, jam shumë i bindur që kemi bërë zgjidhjen e duhur. Kam besimin e plotë që do ta ndihmoj ekipin Komnbëtar për të ecur përpara, për të performuar më mirë dhe për të pasur rezultatin e merituar.

President, rikthehemi te shkolla italiane e trajnerëve, është një lloj preference, apo besueshmërie? 

Nuk është vetëm besimi, padyshim shkolla italiane e futbollit është shumë e mirë. Trajnerët italian kanë bërë sukses jo vetëm brenda Italisë, por edhe jashtë. Besimi në shkollën italiane është në nivele maksimale. Fakti që kemi vendosur trajner z. Roland Maran është edhe arsyeja që pjesën më të mirë të futbollistëve sot dhe ata që janë të perspektivës i kemi në Itali dhe është më afër nga pikëpamja sportive dhe kulturore.

Është kjo një nga arsyet pse është ky profil dhe nga ky vend. Sa i përket nivelit, njerëzit nuk krahasohen. Mbase më shumë eksperiencë nga emrat që përmende ka pasur vetëm Edi Reja dhe pas tij është Maran. Suksesin në futboll nuk varet vetëm nga eksperienca por edhe nga ekipi, ambienti e përkushtimi.

Jam i sigurt duke parë dëshirën dhe qasjen e trajnerit kur ka pranuar këtë përgjegjësi, me të cilën e ka pranuar këtë detyrë. Jam shumë i sigurt që do të ketë përkushtimin maksimal. Do të gjejë një ambient fantastik administrativ, mediatik dhe të tifozerisë shqiptare. Të gjitha këto do të ndikojnë që ta mbështesin punën e tij për të arritur më shumë suksese.

President, çfarë note do t’i vendosnit Silvinjos për të gjithë punën e tij në krye të Kombëtares? 

Absolutisht nuk kam ndryshuar asgjë nga ato që kam thënë për Silvinjon dhe stafin e tij, për përkushtimin dhe seriozitetin me të cilën ka punuar gjatë kësaj periudhe në drejtim të ekipit Kombëtar. Askush nuk është perfekt dhe as Sylvinho nuk është perfekt.

Vlerësime pozitive për të afër maksimales për gjithçka ka bërë dhe për rezultatet e arritura. Në drejtimin e Sylvinhos në dy kualifikuese, Shqipëria u rendit e para dhe një herë e dyta në grup, edhe pse në Play-Off nuk arritëm të shkonim më tej.

A keni pasur alternativa të tjera para se të vendosnit për Maran? Cilat janë kushtet dhe objektivi konkret që i keni vendosur trajnerit Maran? 

Pa dyshim që kjo nuk është një zgjedhje emocionale, nuk është as zgjedhje e çastit, por është një zgjedhje e menduar dhe e konsultuar me stafin teknik të Federatës Shqiptare të Futbollit, duke pasur parasysh gjendjen e ekipit dhe atë që ka nevojë ekipi sot. Kemi biseduar me disa kandidatë. Padyshim që ka pasur alternativa, të cilat nuk besoj se është etike t’i bëj publike tani.

Edhe trajneri Maran është në dijeni që ne kemi pasur disa alternativa dhe kemi bërë këtë zgjedhje duke menduar se kjo është zgjedhja më e mirë. Kontrata nuk është e vështirë, është e thjeshtë. Realisht, firmën e kemi hedhur vetëm 30 minuta më parë.

Trajneri tha se e kam firmosur pa e lexuar fare, shpresoj të mos kemi probleme me këtë. Me këto objektiva që unë i përmenda, për të qenë në vend të parë në Nations League dhe për t’u kualifikuar në Euro 2028, kontrata është deri në atë kohë.

A ndikoi aspekti financiar në zgjedhjen e trajnerit të ri? 

Kriteri parësor është se si mund t’i shërbejmë më mirë ekipit Kombëtar, por pa dyshim që do të ruhen balancat ekonomike me ato sportive, kushtet etj. Jam i bindur se edhe po të kishim më shumë para, nuk do të bënim zgjedhje më të mirë.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës