16 Shkurt 2024, 10:48
Nga DOSJA
ITALI - Julien Stéphan, trajneri i Rennes, nuk ka më shumë iluzione pas humbjes së ekipit të tij ndaj AC Milan (0-3), këtë të enjte në ndeshjen e parë të “play-off”-it të Europa League. Ja çfarë tha ai pas ndeshjes…
Si e shpjegoni këtë humbje të rëndë?
”Ky është një rezultat shumë i pafavorshëm. Mendoj se krijoi një fillim shumë të vështirë të periudhës së dytë, ndërkohë që e para ishte shumë interesante për sa i përket raportit të fuqive. Arritëm ta fusnim topin në zonën e tyre, edhe nëse nuk ishim shumë të rrezikshëm, ishim në ndeshje, ia dolëm të kundërshtonim çdo deficit fuqie që mund të kishim nëpërmjet organizimit tonë. Dhe mbaroi plotësisht në tre deri në katër minuta”.
A i pengoi atmosfera lojtarët tuaj?
”Nuk pashë një ekip të frenuar, të ndikuar nga atmosfera. Thjesht hasëm një skuadër më të fortë se e jona, më efikase, shumë më e fuqishme edhe në disa faza të lojës, me lojtarë shumë me përvojë, të aftë për të ndëshkuar momentet kur ishim më pak të mirë. Kam një keqardhje, fillimi i pjesës së dytë, që na dënoi në këtë ndeshje. Mendërisht dhe psikologjikisht, u desh kohë për t'u rikuperuar”.
A ju duket ende i mundur kualifikimi?
“Sinqerisht, nuk po mendoj për të enjten, po mendoj për rikuperimin tonë dhe ndeshjen kundër Clermont të dielën. Do të jem shumë i sinqertë: kualifikimi është i kompromentuar. Jam i zhgënjyer me rezultatin, por nuk jam i zhgënjyer me lojtarët, e di nga vijnë dhe e dija që hapi do të ishte shumë i lartë këtë mbrëmje (e enjte)”.
B.T (Dosja.al)
Sport
16 Shkurt 2024, 10:30
GJERMANI - Bayern Munich në krizë dhe Thomas Tuchel në dyshim! Bavarezët janë -5 pas Leverkusenit në k...
Sport
16 Shkurt 2024, 10:00
GJERMANI - Një rikthim triumfues për Sebastian Haller. Sulmuesi i Bregut të Fildishtë shënoi golin e ‘artë’ me ...
Sport
16 Shkurt 2024, 09:30
ITALI - Dy vite më parë... Divorci i Francesco Tottit nga Ilari Blasi shpërtheu në Italinë fqinje. “Bekhamët e I...
Sport
16 Shkurt 2024, 09:00
KATAR - Pas 6 vitesh, Maria Sakkari është në kërkim të një trajneri të ri, pasi eliminimi i saj i parakohshë...
Sport
16 Shkurt 2024, 08:30
NORVEGJI - Prezantimi i sipërmarrjes së tij të re është bërë nga sulmuesi i Manchester Cityt, i cili ka zbuluar, se ak...
Sport
16 Shkurt 2024, 08:00
ANGLI - Crystal Palace lëshoi një deklaratë duke thënë se trajneri i tyre, Roy Hodgson, është shtruar në spital: "Ne...
Sport
16 Shkurt 2024, 07:30
SHBA - Ishte një natë e veçantë. Në mbyllje të parasezonit të Inter Miami dhe, për herë të par&e...
Sport
15 Shkurt 2024, 23:14
ITALI - Milan bind në përballjen e parë të 1/16-ave të Europa League, ndërsa triumfon me rezultatin 3-0 ndaj Rennes në &ldquo...
Sport
15 Shkurt 2024, 20:57
HOLANDE - Takimi i parë i raundit të 1/16-ave të Europa League mes Feyenoord dhe Romës mbyllet me barazimin 1-1. Sfida e luajtur në &...
Sport
15 Shkurt 2024, 20:48
TURQI - Gola, autogol dhe kartonë të kuq, Galatasay-Sparta Prague dhuruan spektakël në takimin e parë të raundit të 1/16-av...