30 Janar 2024, 16:13
Nga DOSJA

IRAK - I mundur nga Jordania (3-2) në raundin e 16-të të Kupës së Azisë, Iraku u eliminua dhe nuk do të vazhdojë pjesën tjetër të garës.
Duke qenë një nga kombet e preferuara të turneut, pas fazës mbresëlënëse të grupeve (9 pikë të marra në 3 ndeshje), kombëtarja irakiane ka arsye për t'u penduar.
Në krye me një çerek ore të mbetur në ndeshjen e së hënës, Iraku u përmbys përfundimisht nga Jordania në kohën e shtuar, duke pësuar dy gola (90’+5 dhe 90’+7).

Temperatura më pas u ndez gjatë konferencës për shtyp pas ndeshjes, kur më shumë se një duzinë gazetarë irakianë sulmuan dhunshëm trajnerin e vendit, Jesus Casas. Disa për pak u përplasën edhe fizikisht me spanjolin, përpara se të evakuoheshin nga sigurimi.
Shumë e kritikuan Casas për shpërqendrimin e tij nga roli i tij si trajner, duke dhënë shumë intervista gjatë Kupës së Azisë dhe se kjo ishte një pjesë e arsyes së humbjes.
Federata Irakiane e Futbollit publikoi një deklaratë në të cilën shprehte “zhgënjimin e saj të madh” për “një skenë më të dhimbshme se dalja e pamerituar e ekipit tonë”. “Denoncojmë sjelljen e urryer ndaj trajnerit”,- deklaroi federata, e cila merr përsipër “të mos merret me këta mediatikë që kërkojnë të mbjellin kaos”.
Nga ana e tij, trajneri i Irakut tha gjithashtu se ishte i shqetësuar nga këto skena kaotike. “Më dhemb ajo që ndodhi”,- shpjegoi trajneri 50-vjeçar, në postin që nga nëntori i vitit 2022, pasi ishte ndihmës trajner i Luis Enrique me kombëtaren spanjole.
Pavarësisht eliminimit dhe këtyre ngjarjeve të trishta, Jesus Casas thotë se është gati të vazhdojë me “Luanët e Mesopotamisë”. “Sa i përket të ardhmes sime, jam i qetë dhe synimi ynë është kualifikimi në Botërorin 2026”, ka komentuar ai.
B.T (Dosja.al)
Sport
30 Janar 2024, 15:55
SPANJE - Infermieria e FC Barcelona vazhdon të mbushet. Ndërsa Marcos Alonso, Alejandro Baldé, Gavi, Inigo Martinez, Marc-André ter St...
Sport
30 Janar 2024, 15:46
SPANJE - Fundi i historisë mes Ivan Rakitic dhe Sevilla FC. Pas 7 sezonesh, ndërthurur me një pushim të gjatë në FC Barcelona (2...
Sport
30 Janar 2024, 15:29
SHBA - Rajon Rondo, i cili ishte kampion i NBA-së me Celtics në 2008 dhe me Lakers në 2020, u arrestua për armëmbajtje pa l...
Sport
30 Janar 2024, 15:14
BRAZIL - Edhe pse Brazili është në mes të verës, Wanda Nara bëri të pamundurën për të ng...
Sport
30 Janar 2024, 14:55
SPANJE - Trajneri spanjoll, Luis de la Fuente, nuk ka lënë asnjë temë pa prekur në një intervistë në program...
Sport
30 Janar 2024, 13:41
S.B
paola saulino
Itali-Euforia e Napolit ka rënë ndjeshëm në këtë sezon si pasojë e rezultateve të paqëndrueshme,...
Sport
30 Janar 2024, 12:43
GJERMANI - Harry Kane ka hyrë te Bayern Munich si një ciklon. Në 19 ndeshjet e tij të para në Bundesligë, ish-loj...
Sport
30 Janar 2024, 12:24
ANGLI - “The Sun” raporton se ylli i Manchester United, Marcus Rashford, ka pirë tekila për 12 orë n&...
Sport
30 Janar 2024, 11:56
ARABIA SAUDITE - Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi takohen sërish këtë herë në një miqësore të re mes Al Nassr...
Sport
30 Janar 2024, 11:40
SPANJE - Media 'Jijantes' nxjerr edhe një herë një tjetër audio kontroverse, atë të penalltisë së munds...