"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Ky turne ka si synim kryesor rritjen e cilësisë së lojtarit mesatar në vend teksa trajnerët e specialistët e ekipeve Kombëtare ndjekin nga afër ecurinë e këtyre lojtarëve për të evidentuar element të rinj që mund t’i shërbejnë ekipeve Kombëtare të moshave në të ardhmen.

TIRANE - Turneu i përfaqësueseve rajonale që organizohet nga FSHF uli siparin këtë të enjte me tre takimet finale për tre grupmoshat e ndryshme, U-12, U-13 dhe U-14. Të treja ndeshjet finale u zhvilluan në “Shtëpinë e Futbollit”, teksa Tirana ja doli mbanë të shpallet fituese në të trija grupmoshat.
Ndeshja e parë finale ishte ajo e grupmoshës U-14 mes Tiranës dhe Durrësit. Të dyja ekipet dhuruan paraqitje fantastike dhe spektakël në fushën e lojës, teksa koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1. Nga penalltitë djemtë e vegjël të Tiranës u treguan më të saktë dhe fituan 3-2. Kupa për ekipin përfaqësues rajonal të grupmoshës U-14 u dorëzua nga ish-futbollisti i Kombëtares dhe anëtari i Komisionit të ekipeve Kombëtare, Afrim Tola.

Finalja e dytë ishte ajo e grupmoshës U-13 mes Fierit dhe Tiranës. Djemtë e Tiranës triumfuan me rezultatin 2-0, ndërsa kupa u dorëzua nga ish-futbollisti i Kombëtares dhe anëtari i Komisionit të ekipeve Kombëtare, Eldorado Merkoçi.
Ndeshja e fundit finale ishte ajo e grupmoshës U-12 mes Fierit dhe Tiranës. Një ndeshje që nuk pati histori pasi u dominua nga djemtë e vegjël të Tiranës që në fund fituan me rezultatin e thellë 11-2. Kupën për ekipin përfaqësues rajonal të Tiranës U-12 e dorëzoi trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvio Mendes Campos Junior.

Pjesë e turneut të përfaqësueseve rajonale për ekipet e moshave U-12, U-13 dhe U-14 ishin të gjitha ekipet rajonale të këtyre tre grupmoshave nga Tirana, Durrësi, Elbasani, Shkodra, Fieri, Korça, Lezha dhe Gjirokastra.

Ky turne ka si synim kryesor rritjen e cilësisë së lojtarit mesatar në vend teksa trajnerët e specialistët e ekipeve Kombëtare ndjekin nga afër ecurinë e këtyre lojtarëve për të evidentuar element të rinj që mund t’i shërbejnë ekipeve Kombëtare të moshave në të ardhmen.
Ndeshjet finale:
Grupmosha U-12/ Fieri – Tirana 11-2
Grupmosha U-13/ Fieri – Tirana 2-0
Grupmosha U-14/ Tirana – Durrësi 1-1 (Me penallti 3-2)
B.T (Dosja.al)
ANGLI - Anglia është një ndër favorite kryesorë për të triumfuar në Kampionatin Europian të kësaj vere. Pë...
ITALI - Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit nj...
GJERMANI - Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann, injoroi pretendimet e vona të Mats Hummels (35) të Borussia Dortmundit dhe Julian Brandt (...
GJERMANI - Më 21 shkurt, në një njoftim për shtyp, të publikuar në rrjetet e ndryshme të klubit, Bayern Munich bëri t&eu...
SPANJE - Një legjendë largohet! Me afro 700 ndeshje për Sevilla FC, Jesus Navas padyshim konsiderohet legjenda më e madhe e ekipit andaluz...
ZVICER - A do të shohim së shpejti një ‘El Clasico’ Real Madrid-Barcelona në Miami, apo një Manchester City-Liverpool n&eum...
TIRANE - Kur ka mbetur më pak se një muaj nga Kampionati Europian “Gjermani 2024”, emisioni “Opinion” në Tv Klan, i ka ku...
BRAZIL - Pas pak më shumë se një muaji, Copa America do të fillojë në Shtetet e Bashkuara dhe Brazili synon të rikuperoj&eu...
SPANJE - Vinicius Junior, Rodrygo, Kylian Mbappé, Joselu, Jude Bellingham, Endrick, Brahim Diaz, Arda Güler, Endrick... Vitin e ardhshëm, Car...
FRANCE - Mbrëmjen e kësaj të mërkure, dy ndeshjet e vona të Ligue 1 mes Nice dhe PSG dhe Reims-OM ishin vendimtare në garën...