Protesta më e madhe e paralajmëruar/ Me thirrjet 'Shqipëri e re', nis protesta e 7-të në sheshin “Skënderbej" kundër projektit të Zvërnecit
"Shqipëri e re"/ Ushtojnë rrugët e Tiranës: Revolucion 6 Qershor, 22:13 Protestuesit nis...
"Shqipëri e re"/ Ushtojnë rrugët e Tiranës: Revolucion 6 Qershor, 22:13 Protestuesit nis...
VIDEO/ Çështja e Zvërnecit/ Qindra qytetarë mblidhen në Londër: Rama në burg, Berisha në burg, mos dal...
Berisha: Këshilli Kombëtar i PD thirrjet javën që vjen. Nuk do të rivalizojmë me protestë, por do bëjm&e...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
Ultrasit e PSG-së që ishin në Monaco protestojnë pas humbjes së katërt në 2023. Zv.kapiteni merr megafonin dhe u jep një mesazh tifozëve...

FRANCE - PSG është në krizë për përballjen ndaj Bayern Munichut, për 1/16 e Champions League. Tifozët e skuadrës pariziene nuk e fshehën nervozizmin e tyre pas humbjes 3-1 nga Monaco këtë të shtunë, e katërta e kampionëve vetëm në vitin 2023. Mbrojtësit Kimpembe, i rikthyer nga dëmtimi, iu desh të bisedonte me ta pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit.
Ultrasit, siç quhen tifozët e organizuar në Europë, shkuan në Principatë, në stadiumin Louis II dhe e nisën lojën në heshtje. Pasi Monaco shkoi 2-0, grupi mbajti pankarta proteste dhe filloi të thërriste “Mouillez le maillot!”, diçka si: “Djersisni fanelën! Djersisni fanelën!”, bërtisnin ultrasit. Si dhe happen një pankartë, ku shkruhej mesazhin e mëposhtëm: "Zgjohuni! Mos na thyeni zemrat."
Pas fishkëllimës së fundit, ultrasit e PSG-së e rritën intensitetin e protestës dhe u bënë thirrje lojtarëve të skuadrës që të afrohen te tribuna ku ndodheshin. Portieri Donnarumma, lojtari i ndeshjes për Parisin, ishte një nga ata që përshëndeti turmën dhe kërkoi falje për humbjen.
Mbrojtësi Kimpembe, kapiteni i dytë i PSG-së, shkoi më tej. I rikthyer të luajë këtë të shtunë pas tre muajsh larg për shkak të lëndimit, ai mori megafonin dhe u dha një mesazh ultrasve.

“Jemi të vetëdijshëm për situatën dhe çfarë duhet të bëjmë. Ne do të kemi ende nevojë për ju. Ju lutemi mos na lini tani. Le të reagojmë në dhomat e zhveshjes. Ne do të reagojmë, por ne kemi ende nevojë për ju. Mos u dorëzoni,”- deklaroi Kimpembe për tifozët e pranishëm të PSG-së.
PSG luajti ndeshjen e dhjetë në vitin 2023 dhe pësoi humbjen e katërt. Skuadra ishte e pamposhtur në sezon deri në pushimin për Kupën e Botës. Skuadra mbetet në krye të kampionatit francez, me 54 pikë, por paraqitjet e dobëta janë shqetësuese për ndeshjen ndaj Bayernit për Champions League.
Duke mos ditur nëse mund të llogarisin Messin dhe Mbappé, PSG do të presë Bayernin këtë të martë, në Parque des Príncipes, në ndeshjen e parë për fazën e 16-të të Champions League.
???? Presnel Kimpembe a pris la parole auprès des supporters parisiens en fin de match #ASMPSG #PSG pic.twitter.com/opKCsuy4oI
— Free Ligue 1 (@FreeLigue1) February 11, 2023
B.T (Dosja.al)
GJERMANI - Talentet shqiptarë janë duke lënë gjurmë në Europë dhe po shfaqin dita-ditës aftësitë e tyre. K&eum...
ANGLI - Tifozët e Arsenalit talleshin me rivalët e Manchester Cityt përpara ndeshjes së tyre me Brentford të shtunën me një...
FRANCE - Paris Saint-Germain pas disfatës dhe eliminimit nga Marseille në Velodrome u paraqit me një formacion mj...
ANGLI - Pep Guardiola nuk ka dyshime dhe është në anën e Manchester City, pa llogaritur asgjë. Klubi anglez është në qen...
SPANJE - Jurgen Klopp në Madrid? Sipas El Nacional, Florentino Perez ka qenë në kontakt me trajnerin gjerman për të diskutuar nj&...
ANGLI - Premier League nuk dëshiron të heqë dorë nga pozicioni i saj drejtues ndaj ligave të tjera të mëdha europia...
ANGLI - Ne kemi taktikat tona për të luajtur kundër skuadrave që, në letër, janë pak më superiore", paralajmë...
GJERMANI - Skuadra bavareze shënon, por nuk bind. Djemtë e Nagelsmann fituan ndeshjen 3-0 falë gabimeve në mbrojtje t&...
ITALI - Paul Pogba do të duhet ende të presë për t’u pare në fushën e blertë. I kthyer në grupin e Juventusit...
ANGLI - Nën sytë e pronarit amerikan Todd Boehly, i cili shpenzoi më shumë se 320 milionë euro gjatë merkatos së fundit (En...