"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Një muaj i tëri kuqezi për t’u shijuar, me sfida të mëdha dhe përcaktuese.

TIRANE - Pas një shtatori të mbushur me emocione, tetori do të sjellë sërish një kalendar të ngjeshur me ndeshje për të gjitha kombëtaret shqiptare. Nga Kombëtarja A, te skuadrat e moshave dhe vajzat kuqezi, të gjitha ekipet do të zbresin në fushë për të përfaqësuar Shqipërinë.
Kombëtarja A do të përballet më 11 tetor në transfertë ndaj Serbisë në Leskovac, një duel i rëndësishëm për eliminatoret e Kupës së Botës 2026, ndërsa më 14 tetor kuqezinjtë do të rikthehen në “Air Albania” për miqësoren ndaj Jordanisë.
Vajzat e Kombëtares A do të kenë një muaj vendimtar, me dy përballje ndaj Qipros që do të përcaktojnë fatin e tyre për sezonin e ardhshëm në Ligën e Kombeve.
Edhe Kombëtarja U-21 do të luajë në “Air Albania”, ku do të presë San Marinon më 10 tetor, ndërsa ekipet kombëtare U-19 dhe U-17 do të zhvillojnë miqësore përgatitore ndaj Irlandës dhe Sllovenisë.
Tetori do të shënojë gjithashtu nisjen e dy turneve të rëndësishme të organizuara nga FSHF në Shqipëri, fazën kualifikuese të UEFA European Women’s Under-17 Championship dhe turneun UEFA Development U-15.
Vajzat U-17 do të masin forcat me Greqinë, Izraelin dhe Estoninë në Elbasan dhe Rrogozhinë, ndërsa djemtë U-15 do të sfidojnë Armeninë, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën në “Shtëpinë e Futbollit”.
Një muaj i tëri kuqezi për t’u shijuar, me sfida të mëdha dhe përcaktuese.

B.T (Dosja.al)
SPANJE - Sulmuesi i Real Madridit, Kylian Mbappé, i cili shënoi një tregolësh në fitoren 5-0 ndaj Kairat Almaty, pas ndeshjes ...
SPANJE - Antoine Griezmann po e përforcon më tej vendin e tij në historinë e Atlético Madridit. Pasi shënoi në derbi...
ITALI - Antonio Cassano, në stilin e tij të zakonshëm të drejtpërdrejtë dhe të pafiltruar, kurorëzon trashëg...
SHBA - Trajneri i Inter Miamit, Javier Mascherano, tha se humbja 3-5 e ekipit të tij në shtëpi ndaj Chicago Fire ishte...
SPANJE - Babai i tij, Mounir Nasraoui, i cili nuk humbet kurrë një mundësi për t’i bërë njerëzit të flasin p&eum...
ÇEKI - Skena komike në Republikën Çeke. Gjatë ndeshjes së fundit të Chance Liga, ligës kryesore çeke, ...
ITALI - Udhëtimi i Sporting filloi tmerrësisht: orë të tëra pritjeje në aeroport dhe një orar krejtësisht i &cced...
ITALI - Surpriza e madhe e natës së parë të raundit të dytë të fazës së kampionatit të Champions League ndod...
KAZAKISTAN - Real Madridi e shfrytëzoi javën e dytë të fazës së Ligës së Kampionëve për ...
ITALI - Atalanta përmirëson lojën e saj në Ligën e Kampionëve. Pas një humbjeje të rëndë kundër PSG-s&e...