"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
"Rikuperimi i tij ishte shumë më i shpejtë nga sa prisja, gjë që më bën shumë të lumtur”,- tha Ten Hag
ANGLI - Holandezi Erik Ten Hag, trajner i Man.United, tha këtë të premte, në konferencën për shtyp të ndeshjes së të shtunës kundër Evertonit në Old Trafford, ora 13:30, raundi i 30-të i Premier League, se është befasuar nga rikuperimi, në kohë rekord, i mesfushori danez Christian Eriksen, pas dëmtimit të tij në janar. Atëhere diagnozat më të mira tregonin fundin e muajit aktual, ose majin, si kohë për mesfushorin që të bashkohej me 'Djajtë e Kuq'.
“Kisha frikë se sezoni i Christian (Eriksen) do të përfundonte në janar, pas dëmtimit të tij në kyçin e këmbës”,- pranoi trajneri 53-vjeçar këtë të premte për gazetarët, pa e fshehur lehtësimin e tij që mund të llogariste mesfushorin për pjesën e fundit të sezonit, me Man.United në vendin e katërt, i fundit që jep akses për në Champions League në 2023/24 (mund të arrijnë atje edhe nëse fiton Europa League), me 53 pikë në 28 ndeshje të kampionatit anglez.
Pas dëmtimit, në përballjen ndaj Readingut, për Kupën FA (FA Cup), në janar, Eriksen pritet të rikthehet në garë të shtunën, në Old Trafford.
“Ishte një hyrje shumë e ashpër dhe e shëmtuar (nga lojtari i Andy Carroll i Reading), mendova se e kishim humbur për pjesën tjetër të sezonit. Rikuperimi i tij ishte shumë më i shpejtë nga sa prisja, gjë që më bën shumë të lumtur”,- tha Ten Hag, i cili po ashtu konfirmoi për gazetarët se mbrojtësi i majtë anglez, Luke Shaw, i zëvendësuar në fitoren 1-0 ndaj Brentfordit, do të mungojë ndaj Evertonit, për shkak të dëmtimit.
“Luke (Shaw) ishte e kundërta: Mendova se nuk ishte serioze dhe se mund të mbështeteshim tek ai. Është një dëmtim që duhet ta vlerësojmë dita-ditës si evoluon. Ndonjëherë ne e nënvlerësojmë një dëmtim. Por unë jam pozitiv dhe shpresoj që ai do të kthehet shpejt”, tha Ten Hag, edhe pse asgjë nuk është zbuluar për dëmtimin.
B.T (Dosja.al)
SPANJE - Toni Kroos, mesfushori i Real Madridit, ka përfituar nga pushimi i dhënë nga Carlo Ancelotti, pas fitores 4-0 ndaj Barcelonës&nbs...
SPANJE - Janë të shumtë personazhet e famshëm që kanë përfituar nga kjo Javë e Shenjtë për të...
ANGLI - Jean Todt ka shumë gjëra për të treguar. Ai është një nga figurat më emblematike të F1. Ai...
ANGLI - Kovacic e di se me kë do të përballet të mërkurën e ardhshme. Kroati luajti për Santiago Bernabéu ...
Popullariteti i saj është i madh, ndaj që nga viti 2021, Netflix ka regjistruar episode të reja të serialit për bukuroshen...
SHBA - Një 18-vjeçar hyri në rezidencën e Michael Jordan në Highland Park në periferi të Çi...
SPANJE - Shtylla historike e Barcelonës në krahun e majtë, Jordi Alba, është më afër fundit se fillimi i aventurës s&e...
ANGLI - Burnley do të jetë në gjendje të përgatitet me qetësi për sezonin e ardhshëm. Pas fitores 2-1 në Middlesb...
SHBA - Ish-golfistja profesioniste u nderua me titullin "Gruaja më Seksi e gjallë" në qershor të vitit 2022. Paige tregoi se jeta e saj nd...
ITALI - Në vitin 2006, në finalen e Kupës së Botës në Gjermani, ai sfidoi Zinedine Zidane dhe e çoi në reagimin më...