LIVE UPDATES
Sport

Temperatura apo politika/ Analiza e REL: Pse nuk luajtën volejbollistët e Kosovës dhe Serbisë?

Skuadra e volejbollit për meshkuj nën 18 vjeç e Serbisë nuk luajti një ndeshje kundër Kosovës më 21 janar në Strumicë të Maqedonisë së Veriut, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2024.

24 Janar 2024, 14:02 Nga N.F
Temperatura apo politika/  Analiza e REL: Pse nuk luajtën
Foto ilustruese

KOSOVË- Federata e Volejbollit e Kosovës kërkoi nga Konfederata Evropiane e Volejbollit (CEV) që t’i verifikojë pretendimet e Serbisë se nëntë lojtarë kishin temperaturë dhe se, për këtë arsye, kombëtarja e të rinjve nuk e zhvilloi ndeshjen me Kosovën. Këtë e tha për Radion Evropa e Lirë Bahri Gjinovci, kryetar i Federatës së Volejbollit të Kosovës.

Skuadra e volejbollit për meshkuj nën 18 vjeç e Serbisë nuk luajti një ndeshje kundër Kosovës më 21 janar në Strumicë të Maqedonisë së Veriut, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2024. Ndeshja u regjistrua me rezultatin zyrtar 3:0 në favor të Kosovës dhe kadetët e Serbisë e mbyllën garën në vendin e gjashtë - gjë që i eliminoi nga kualifikimet e mëtutjeshme. Shpjegimi zyrtar ishte se nëntë lojtarë kishin temperaturë dhe kjo i pengoi të dilnin në fushë.

“Kjo mund të ndodhë, por ne nuk e besojmë këtë [arsyetim]. Kemi kërkuar nga Konfederata Evropiane e Volejbollit të konfirmojë nëse janë dorëzuar raporte mjekësore, se vërtet ky ka qenë rasti apo nuk kanë dashur të luajnë kundër Kosovës”, tha Gjinovci.

Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet. Nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, dy vendet janë në negociata për normalizimin e marrëdhënieve, të cilat duhet të rezultojnë me një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme. Federata e Volejbollit e Kosovës tha më 22 janar se më shumë do t’i gëzohej suksesit të arritur në fushë sesa rezultatit të marrë “në tavolinë”.

“Sporti duhet të krijojë ura bashkimi, e Serbia, në këtë rast, ka dëshmuar përmes veprimeve të kësaj natyre se akoma nuk e ka këtë vullnet e gatishmëri”, u tha në deklaratën e saj.

Federata e Volejbollit e Serbisë i tha Radios Evropa e Lirë se ndeshja nuk u luajt, sepse nëntë lojtarë ishin me temperaturë të lartë. Sipas mjekut kujdestar, i cili përcaktohet nga vendi pritës, edhe delegatët është dashur ta konfirmojnë gjendjen shëndetësore të lojtarëve. Federata serbe nuk i komentoi pretendimet e Prishtinës, se vendimi për të mos luajtur ndeshjen me Kosovën mund të jetë politik.

“Pasi përfundoi në vendin e gjashtë, ekipi kombëtar i Serbisë nuk e kaloi rundin tjetër [kualifikimin]”, tha për Radion Evropa e Lirë Konfederata Evropiane e Volejbollit.

Ndryshe nga Serbia, Kosova kaloi në fazën tjetër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2024. Në turneun kualifikues në Strumicë, Serbia është dashur të luftonte për vendin e pestë me Kosovën. Nikolla Jankoviç, gazetar i Sport Klubit në Serbi, i tha Radios Evropa e Lirë se kadetët serbë “janë përjashtuar nga i gjithë cikli kualifikues për moshën e tyre”.

“Djemtë e humbën shansin për të garuar në Kampionatin e ardhshëm Evropian dhe duke pasur parasysh se ai është kualifikues për Kampionatin Botëror, e humbën shansin për të garuar edhe në Kampionatin Botëror”, tha Jankoviç.

“Kadetët serbë do ta kenë shansin e ardhshëm për të garuar kur të jenë dy ose tre vjet më të vjetër”, shtoi ai.

Konfederata Evropiane e Volejbollit dhe Shoqata Ballkanike e Volejbollit nuk iu përgjigjën pyetjeve të REL-it nëse e kanë marrë kërkesën e Kosovës dhe nëse do t’i hetojnë pretendimet e Serbisë për lojtarët e sëmurë. Viteve të kaluara, në disa raste, politika mes Kosovës dhe Serbisë ishte vendimtare në garat sportive të skuadrave të tyre. Dy lojtarë dhe një trajner me origjinë nga Serbia nuk morën pjesë në ndeshjen e Ligës Evropiane mes klubit sllovak, Slovan Bratislava, dhe klubit kosovar të futbollit, Feronikeli, në korrik të vitit 2019.

Atëkohë, ata thanë se ishte vendim i tyre personal dhe se askush nga Serbia nuk i kishte thirrur. Ndeshja Mali i Zi - Kosovë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian, u zhvillua në qershor të vitit 2019 pa selektorin e kombëtares malazeze, Lubisha Tumbakoviq, dhe dy lojtarë të lindur në Serbi, që luajnë edhe në ekipin Crvena Zvezda të Beogradit.

Ata refuzuan të luanin kundër kombëtares së Kosovës - gjë të cilën publiku e mori vesh pak orë para fillimit të ndeshjes. Në mars të vitit 2018, Beogradi anuloi ndeshjen e planifikuar ndërmjet ekipeve të hendbollit për femra të Serbisë dhe Kosovës. Si arsye, autoritetet serbe përmendën rrezikun e konflikteve të mundshme mes tifozëve serbë dhe policisë.

Paraprakisht, të djathtët publikuan video ku shiheshin tifozë serbë duke kënduar këngë nacionaliste në fshatin Kovillovo, jo shumë larg Beogradit, ku do të luhej ndeshja. Pas këtij incidenti, Federata Evropiane e Hendbollit i pezulloi hendbollistet e reja të Serbisë nga kualifikimi në Kampionatin Botëror, njoftoi organizata.

Në disa raste, sportistët kosovarë nuk u lejuan as të hyjnë në territorin e Serbisë. Një rast i tillë ndodhi në tetor të vitit 2021, kur boksierët e Kosovës nuk mundën të merrnin pjesë në Kampionatin Botëror në Beograd.

Në atë kohë, autoritetet serbe nuk e lejuan ekipin 3-anëtarësh të Kosovës të hynte në Serbi, duke i thënë se Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet e, rrjedhimisht, as simbolet shtetërore të Kosovës.

Në maj të vitit 2018, edhe ekipi i karatesë i Kosovës, në dy raste, tentoi ta kalonte kufirin me Serbinë për të marrë pjesë në Kampionatin Evropian të Karatesë në Novi Sad. Garuesit nga Kosova u nisën më pas drejt Serbisë me veshje që nuk kishin simbole shtetërore.

Por, sportistët serbë u kthyen, po ashtu, nga kufiri i Kosovës. Në tetor të vitit 2019, futbollistët e Crvena Zvezdës u kthyen nga pika kufitare e Jarinjës, në veri të Kosovës. Ata ishin nisur për në Zveçan, në veri të Kosovës, ku do të luhej ndeshja me klubin Trepça nga Mitrovica e Veriut për Kupën e Serbisë. Atëkohë, policia e Kosovës tha se ka marrë urdhër që të mos e lejojë hyrjen e tyre në Kosovë.

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, tha asokohe për Radion Evropa e Lirë se luajtja e ndeshjes zyrtare të klubeve serbe në territorin e Kosovës, është provokim i pastër dhe shkelje e statutit të Federatës Evropiane dhe asaj Botërore të Futbollit (UEFA dhe FIFA). Po ashtu, basketbollistët e Partizanit të Serbisë nuk u lejuan të hyjnë në Kosovë në dhjetor të vitit 2018.Siç raportuan atëkohë zyrtarë të këtij klubi, policët u kanë thënë se duhet të kërkojnë leje për të hyrë në Kosovë.

Marrë nga REL

kosova serbia ndeshje volejbolli

Sondazh

Poll

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni