LIVE UPDATES
Sport

Sylvinho: “Me mbështetjen e tifozëve tanë, do të bëjmë diçka të madhe!”

“Ne jemi 24 lojtarë që japin gjithçka në ndeshje. Kushdo që hyn në fushë mund të bëjë diçka, të shënojë dhe të na bëjë të ëndërrojmë. Ata e kanë kuptuar dhe duhet pak durim për të ardhur momenti i tyre.”

9 Shtator 2023, 19:22 Nga DOSJA
Sylvinho: “Me mbështetjen e tifozëve tanë, do të

TIRANE - Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, ka folur në konferencën zyrtare për shtyp përpara ndeshjes me Poloninë, e cila do të luhet nesër në orën 20:45 në ‘Air Albania’. Një sfidë që vlen më shumë se 3 pikë, dy skuadrat luajnë fatet e kualifikimit në Euro 2024, me Shqipërinë që edhe me një barazim ruan pozitën e dytë në renditje.

Në ndeshje vendimtare nuk ia kemi dalë thuajse asnjëherë, çfarë do të jetë ndryshe nesër?

Në 90 minuta mund të ndodhi gjithçka por nesër nuk do të ketë dicka ndryshe pasi i përgatisim të gjitha njësoj. Kur erdha thashë që dua një skuadër që jep zemrën në fushë. Kemi punuar duke monitoruar shumë lojtarë dhe nesër me Poloninë është e njëjta situatë. Unë pres që skuadra të ketë sjelljen e duhur, një stadium plot. Me mbështetjen e popullit shqiptar, mund të bëjmë diçka të madhe.

Ndryshimi i Çekisë dhe Polonisë?

Ne hymë në fushë për të bërë një ndeshje të mirë. Lojtarët përgatitem për fitore por përballë kemi një kundërshtar që ka objektivat e veta. E rëndësishme është të mos humbasim. Polonia është ndryshe nga Çekia. Ne i dimë mirë limitet tona, por ajo që nuk ndryshohet është zemra dhe shpirti i garës. Polonia është ekip i fortë me lojtarë të mirë dhe trajner me eksperiencë.  Jemi në mes të rrugës dhe kemi 4 finale. Më vjen mirë që lojtarët e mi janë shumë të fortë dhe të gatshëm për të përballuar një sfidë si kjo me Poloninë.

Çekia fitoi në Poloni pa probleme, në Pragë nuk ndodhi e njëjta gjë. Do të thotë gjë apo kapriço e futbollit. A do të jetë Muçi në fushë duke qenë se luan me Legian?

Ky do të jetë një grup i vështirë dhe ja ku jemi në gjysmë të rrugës. Ka shuëm punë për të bërë, ndodhen rezutlate që nuk priteshin. Askush nuk bën dhurata. Muçi është i talentuar, i fortë. Me Ishujt Faroe e zgjidhi ndeshjen, ai është një ‘StarBoy’. Megjithatë ne kemi edhe një si Bajrami që luan pak a shumë në të njëjtin pozicion dhe është në formë të shkëlqyer. Do të ketë mundësi për Muçin. Ne jemi 24 lojtarë që japin gjithçka në ndeshje. Kushdo që hyn në fushë mund të bëjë diçka, të shënojë dhe të na bëjë të ëndërrojmë. Ata e kanë kuptuar dhe duhet pak durim për të ardhur momenti i tyre.

Do sulmojmë apo do të presim?

Do të ketë momente që do të bëjmë presion, por edhe kur do të tërhiqemi prapa. Ndeshje që do të ketë gjithçka. Kemi aptur 3 ditë kohë, dhe janë pak, por do të shohim një ndeshje taktike dhe fizike. Ne kemi lojtarë të mirë teknikisht që mund të bëjnë diferëncën. Ne duhet të futemi në fushë me zemër e shpirt, por sigurisht na duhet ndihma e tifozëve.

Polonia nuk është në më të mirën e saj, por kanë Leëandoëskin. A do të ketë trajtim special për të?

Ai është një lojtar me histori të madhe dhe e respektojmë por Polonia ka lojtarë të tjerë shumë të mirë. Ne do t’i trajtojmë të gjithë me shumë fokus. Ata kanë Zielinskin e të tjerë. Polonia duhet të jetë e qartë që kanë përballë lojtarë po të mirë që do të jenë të rrezikshëm nesër.

Mendimi juaj për përzgjedhjen e Santos për lojtarët polak dhe anët e forta e të dobëta të kundërshtarëve?

Dihet që Polonia ka një ekip të mirë dhe trajner me eksperiencë. Skuadër me histori të madhe. Pikat e dobëta nuk mund t’i them.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë