LIVE UPDATES
Sport

Trajneri i Polonisë: “E njoh Shqipërinë që nga 2016-ta, sot është një ekip shumë më i organizuar, as ata ashtu si ne nuk do luajmë për barazim!”

“Që kur jam zgjedhur trajner i Polonisë, ndeshja Shqipëri-Poloni e dy viteve më parë ka qenë ndër të parat, për të mos thënë që ka qenë e para, që kam shikuar. Por ajo ndeshje dhe kjo janë dy ndeshje të ndryshme se kanë ndryshuar lojtarët e kanë ndryshuar trajnerët ndaj nuk ka vend për krahasim.”

9 Shtator 2023, 18:43 Nga DOSJA
Trajneri i Polonisë: “E njoh Shqipërinë që nga

TIRANE - Fernando Santos mendon se ndeshja e nesërme mes Polonisë së tij dhe Shqipërisë, do të jetë një duel mes dy skuadrave që nuk do të kënaqen me barazimin. Tekniku i skuadrës polake, ka shpjeguar në konferencë për shtyp se vlerëson shumë ndryshimet që janë bërë në radhët e kuqezinjve, të cilët i ka përballuar edhe në të kaluarën kur drejtonte Portugalinë.

"Do të ndeshemi me një skuadër që ka cilësi të spikatura, është një skuadër që vazhdimisht përparon. Unë ka drejtuar një skuadër që është ndeshur me Shqipërinë para 2016 dhe jam mëse i vetëdijshëm për cilësinë që ka skuadra e Shqipërisë, është një ekip që është i organizuar shumë mirë dhe sot ka cilësi shumë më të mira se disa vite më parë. E njoh trajnerin kundërshtar, më pëlqen loja e tyre, është e organizuar në fushë, janë në gjendje të sulmojë, dijnë të mbrohen dhe mendoj se  të dy skuadrat do të dalin në fushë vetëm për një rezultat, për fitoren."

Situata pas ndeshjes së nesërme? Jemi në futboll, aty gjithmonë dikush fiton e dikush humbet, është normale. Edhe humbja është pjesë e lojës. Por nëse skuadra do të fitojë, atëherë do të shohim në ndeshjet e radhës vetëm veten tonë. Ndërsa nëse humbim, do ta kemi mendjen edhe te skuadrat e tjera, do të varemi nga ata.

Atmosfera brenda ekipit është gjithmonë e mirë, ka qenë gjithmonë e tillë, pavarësisht se çfarë ndodh në fushë. Të gjithë kanë frymë skuadre. E gjithë vëmendja ime është përqendruar që t’i sjell skuadrës një plan se si të luajë nesër dhe që ekipi ta përvetësojë, ta vërë në letër e ta zbatojë. Interesante është që Shqipëria kur luajti në ndeshjen e parë, kishte vendosje 4-1-4-1 ndërsa në të fundit e ndërruar këtë skemë dhe ka luajtur me 4-2-3-1. Jam i vetëdijshëm për këtë dhe të gjithë po ndjekim me vëmendje situatën e skuadrës shqiptare, duke e parë në fushë, potencialin e saj. E rëndësishme është të vlerësojmë dhe të përpiqemi që të kemi rezultat pozitiv.

Analiza e ndeshjes para dy vitesh në Tiranë? Që kur jam zgjedhur trajner i Polonisë, ndeshja Shqipëri-Poloni e dy viteve më parë ka qenë ndër të parat, për të mos thënë që ka qenë e para, që kam shikuar. Por ajo ndeshje dhe kjo janë dy ndeshje të ndryshme se kanë ndryshuar lojtarët e kanë ndryshuar trajnerët ndaj nuk ka vend për krahasim. Nëse analizon ndeshjet, analizohen të parat në grup, apo e fundit ndaj ishujve Faroe. Por çdo ndeshje është sfidë e veçantë, realitet tjetër. Ne jemi të përgatitur për çdo sfidë të re.

Futbollistët thanë se u pëlqen kundërsulmi? Sipas meje, një lojtar nuk duhet të kënaqet me kundërsulmin. Një skuadër si Polonia duhet të dijë që ka një lojë të organizuar, jo të mbështetet te kundërsulmi dhe vetëm ai. Nëse ekziston mundësia apo qëllon rasti, patjetër. Por jo që e gjithë loja të organizohet në këtë bazë. Nëse ekipi kundërshtar është duke humbur dhe lëshon hapësira, patjetër lehtëson fitoren.

Nuk ka rëndësi kur shënohet goli, goli mund të vijë edhe në minutën e 80, apo 90. E rëndësishme është të fitohet ndeshja. Duhet të kemi durim, futbolli nuk është kush shënon sa më shpejt të jetë e mundur. Në pjesën e parë ndaj Ishujve Faroe nuk më pëlqyen disa gjëra dhe na u desh të ndryshonim. Por ato nuk kanë rëndësi nesër. Ishujt Faroe luajnë krejtësisht ndryshe nga Shqipëria. Në këto ditë kam bërë më shumë analizë për Shqipërinë se sa Ishujt Faroe.

Në fund, do të uroja që të mbështetni ekipin kombëtar, nëse do të kritikoni dikë, më kritikoni mua, jam mësuar me këtë. Lojtarët po stërviten shumë”, tha ndër të tjera Fernando Santos në konferencën e tij për shtyp.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet