"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Llogaritë janë të hapura për titullin, Europën dhe mbijetesën
TIRANE - Pasditen e sotme, duke filluar nga ora 16:00, luhet java e 36-të dhe fundit e Kampionatit të 84-t kombëtar të Abissnet Superiores. Si rrallë here këto vitet e fundit, verdiktet e një sezoni vulosen në këto 5 përballje.
Llogaritë e objektivave për 8 skuadra janë të hapura, duke nisur me titullin kampion, skuadrën e fundit që do të sigurojë Kupat e Europës, ekipin e zonës ‘play-out’ dhe atë që bie nga kategoria për t’u përcaktuar.
Matematikisht, përpos Egnatias së zonës europiane dhe Kastriotit të rënë në Kategorinë e Parë, të gjithë ekipet e tjera luajnë sezonin në 90 minuta të vetme.
Partizani është e favorizuar për të fituar titullin kampion, edhe në rast se Tirana e mbyll kampionatin në kuotën e 67 pikëve. Të kuqtë luajnë ndaj Teutës që kërkon Europën, ndërsa Tirana përballë Erzenit, që dëshiron të shmang pozicionin ‘play-out’. Edhe gara për vendin e fundit në Kupat e Europës duket interesant.
Teuta niset e favorizuar kundrejt Vllaznisë dhe Laçit. Kurbinasit sfidojnë në këtë 90-minutësh Kastriotin që i ka mbyllur llogaritë me Superioren në këtë sezon.
Për pozicionin ‘play-out’, atë që të lejon për të luajtur edhe një shans për qëndrimin në elitë gjithçka luhet mes Kukësit, Erzenit dhe Bylisit. Verilindorët janë të avantazhuar kundrejt ballshiotëve, pasi numërojnë 4 pikë më shumë, ndërsa mes Erzenit dhe Bylisit, do të ishin këta të fundit që do të siguronin vendin e tetë në rast se do ketë barazim pikësh.
Kuotë që do sigurohej hipotetikisht, edhe nëse Erzeni barazon me Tiranën, teksa Bylis triumfon përballë Vllaznisë. Sot të gjithë do të rrinë me me telefona dhe makina llogaritëse në duar deri në përfundim të këtyre 90 minutave të fundit të këtij kampionati intrigues…
B.T (Dosja.al)
FRANCE - “Lojtari më i mirë” i Ligue 1 për herë të katërt, askush nuk e kishte arritur këtë më par&eu...
ANGLI - Ish-lavdia e Premier League, Andy Cole, ka veshur kostumin e ‘plakut’ të hidhëruar. Rekordi i tij për golat e shën...
SPANJE - Myrto Uzuni e bëri ëndrrën e tij realitet. Sulmuesi shqiptar, falë 23 golave të shënuar në La Liga 2, u shpall golas...
FRANCE - Ndërsa Lionel Messi duhet të largohet nga PSG brenda disa javësh me përfundimin e kontratës së tij, ai nuk &eum...
KOSOVE - Ish-kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Anel Rashkaj, ka reaguar ashpër pas përfundimit të sezonit 2022/23 në Superlig...
AZERBAIXHAN - Redon Xhixha e feston me gol titullin kampion në Azerbajxhan me Qarabagun. Ish-sulmuesi i Laçit dhe Tiranës realizoi golin e par&...
ANGLI - Mbrojtësi i Evertonit, Yerry Mina, dyshohet se ka kafshuar Dominic Solanken pasi tensionet mes lojtarëve të Everton dhe Bournemouth arrit...
HOLANDE - Thjesht tingëllon e pabesueshme, por ka ndodhur vërtet... Futbollisti i Ajaxit, Steven Bergis, u gjend në qendër të një ...
SERBI - Një situatë që nuk duam ta shohim kurrë ka ndodhur në një ndeshje në futbollin serb. Jedinstvo Rumenka dhe Železnič...
ITALI - Juventusi mori goditjen e parë me zbritjen e 10 pikëve, të vendosura ndaj tyre nga drejtësia italiane për çë...