Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Java e 27-të e kampionatit “Abissnet Superiore” do të luhet e ndarë në dy ditë, të dielën dhe të hënën…

TIRANE - Java e 27-të e kampionatit “Abissnet Superiore” do të luhet e ndarë në dy ditë, të dielën dhe të hënën.
Java do të hapet të dielën, më 8 mars, me dy ndeshje që do të zhvillohen në orën 15:00: Bylis - Vora dhe Tirana - AF Elbasani, ndërsa në orën 18:00 do të luhet Flamurtari - Vllaznia. Të hënën, më 9 mars, në orën 18:00, do të luhen njëkohësisht Egnatia - Teuta dhe derbi Dinamo City - Partizani.
Në stadiumin “Adush Muça”, të dielën do të luhet një përballje direkte mes Bylisit dhe Vorës, dy skuadra që kërkojnë të sigurojnë mbijetesën në “Abissnet Superiore”.
Në ndeshjen tjetër, në stadiumin “Selman Stërmasi”, Tirana do të përballet me AF Elbasanin. Bardheblutë do të kërkojnë të reagojnë pas tri humbjeve radhazi në kampionat, ndërsa verdheblutë synojnë rikthimin te fitorja pas barazimit në javën e fundit ndaj Bylisit.
Dita e dielë do të mbyllet në stadiumin “Flamurtari”, ku në orën 18:00 do të luhet sfida Flamurtari - Vllaznia. Përballë do të jenë skuadra e vendit të fundit në renditje, Flamurtari, me kryesuesen e kampionatit, Vllazninë, që synojnë një tjetër fitore në “Abissnet Superiore”.
Dy ndeshjet e fundit të javës së 27-të do të zhvillohen të hënën, në orën 19:00. Egnatia do të presë Teutën në stadiumin “Arena Egnatia”, në një përballje të fortë që pritet të sjellë spektakël.
Në stadiumin “Air Albania” do të luhet superdueli Dinamo City - Partizani. Dy skuadrat luftojnë për të siguruar një vend në “Final Four” dhe kanë nga 39 pikë secila në renditje. Një ndeshje, që premton emocione dhe spektakël, ku të dyja ekipet do të synojnë fitoren.

B.T (Dosja.al)
SPANJE - Barcelona e bazoi suksesin e saj sezonin e kaluar në një pjesë jo të vogël në gjendjen fizike të një numri lo...
SHBA - Ndërsa lojtarët e Inter Miamit u rreshtuan për ceremoninë në Shtëpinë e Bardhë për të festuar titulli...
SHBA - Për javë të tëra, në qytetin amerikan të Bostonit dukej sikur po zhvillohej një lojë pokeri me rreziqe të ...
SHBA - Edhe pse 38 vjeç, Leo Messi vazhdon të përcaktojë ritmin për rendimentin sulmues në të gjithë futbollin bot&e...
SHBA - Inter Miami ka zbuluar se “Nu”, një platformë dixhitale shërbimesh financiare, do të sponsorizojë stadiumin e tyre...
ITALI - Koha e tij te Interi sigurisht që nuk ishte më fatlumja e karrierës së tij, por Radja Nainggolan pati mundësinë të ...
MEKSIKE - Së pari, dhuna e karteleve të drogës në Meksikë, tani lufta në Lindjen e Mesme pas sulmit ndaj Iranit nga Izraeli dhe ...
ANGLI - Duke vuajtur në Premier League, Tottenham pësoi një humbje të rëndë kundër Crystal Palace (1-3). Me këtë ...
SPANJE - Rafa Mir, i cili aktualisht është i huazuar te Elche nga Sevilja, është nën hetim pas një akuze për sulm seksual q...
ZVICER - Futbolli krenohet me rrjedhën e vazhdueshme të aksionit gjatë 90 minutave. Megjithatë, kjo do të ndalet ndjeshëm gjat&e...