"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Trajneri italian pas humbjes në 1/16 kundër Zvicrës dhe eliminimit nga Euro 2024: “Nuk pata kohë të bëja njohje, mund të më ndihmonin edhe disa ndeshje”
GJERMANI - "Goli i dytë në fillimin e pjesës së dytë na shkurtoi këmbët dhe ne nuk ishim shumë të mprehtë. Diferenca u bë nga ritmi më i ngadaltë se ata në pjesën e parë dhe gjithashtu tek lojtarët individualë, kishte një ritëm tjetër."
Kështu e komenton trajneri i Italisë, Luciano Spalletti, humbjen ndaj Zvicrës, e cila I dënon Azzurrët me eliminim në fazën e 16-të të Euro 2024.
"Ritmi bën gjithmonë diferencën, - tha ai te Rai. - Sonte kam ndryshuar lojtarët, ndoshta në këtë moment, këtu nuk mund të bëjmë më shumë se kaq. Rruga drejt Kupës së Botës? Është e qartë se na duhet më shumë këmbë dhe ritëm. Më shumë vazhdimësi, më shumë sakrifica”.
Më pas për SkySport: "Përgjegjësia është gjithmonë e trajnerit, unë kam bërë zgjedhjet. Do të flas me Gravinën sepse ai gjithmonë është sjellë si një person i madh ndaj meje, do të dëgjojmë se çfarë do të thotë".
“Ishim poshtë nivelit për sa i përket ritmit, vuajtëm nga njëfarë individualiteti (i Zvicrës) për sa i përket shpejtësisë në krahasim me tonin, - përsëriti Spalletti. - Në ndeshjen e mëparshme thashë që ndoshta nuk i kisha lënë të rikuperohen për sonte.
E bëra, por në intensitetin e ndeshjes pata të njëjtën përgjigje”. Dhe përsëri: "Nuk pata kohë të bëja njohje. Po t'i shikosh trajnerët e mëparshëm, pothuajse të gjithë kishin njëzet ndeshje për të ushtruar. Mund të më kishin ndihmuar edhe disa ndeshje të tjera...".
Në konferencën për shtyp: "Janë lojtarë që i kam zgjedhur dhe kam përgjegjësinë për ta, kam pasur vetëm dhjetë ndeshje. Më duhet më shumë njohuri për të marrë më të mirën, pastaj kam pasur disa dëmtime. Zvicra e ka merituar. Kombëtarja, - thotë trajneri, - ka të ardhmen e përpjekjeve për të bërë zgjedhje të ndryshme, kemi nevojë për njerëz që kanë më shumë aftësi.
Njerëz te rinj? Nëse ata kanë potencialin për të ulur të tjerët, unë jam i pari që u jap hapësirë. Unë largohem me sigurinë se duhet të ndryshoj diçka, nuk është një rezultat, aq skandaloz sa duket. Sot, si kundër Spanjës, luajtëm një ndeshje nën nivelin, por kundër Kroacisë nuk ishte skandaloze”.
"Rezultati i sonte nuk është rezultat i një kauze të vetme, por nëse nuk bëhet diçka më shumë për sa i përket ritmit, bëhet e vështirë të konkurrosh për rezultatin, - vazhdoi trajneri i Azzurrëve. Kundër Spanjës kam përdorur të njëjtët lojtarë. Sonte ndryshova gjashtë lojtarë në krahasim me herën e kaluar, i lashë të rikuperoheshin dhe ritmi ishte i njëjtë...
“A ishte Italia një panda dhe Zvicra një Ferrari? Duhet të pranojmë gjithçka, madje edhe aludimet e shijes së keqe si kjo, - tha ai duke iu drejtuar një gazetari zviceran. - Kur humbet pranon gjithçka, dhe ne themi, ke të drejtë ti ishe më mirë dhe fitove me meritë, ne do të përpiqemi të bëjmë më mirë herën tjetër”.
B.T (Dosja.al)
GJERMANI - Trajneri Murat Yakin po merr vlerësime, për mënyrën se si po drejton Zvicrën në Euro 2024, tashmë në ç...
GJERMANI – Gjermania kualifikohet pë rnë gjysmëfinalen e Europianit pasi mundi 2-0 Danimarkën në një ndeshje ku ndodhi ...
GJERMANI – Në Dortmund po zhvillohet ndeshja e dytë me eliminim direkt mes organizatorëve të Gjermanisë dhe Danimarkës. Nj&e...
GJERMANI – Në Dortmund po zhvillohet ndeshja e dytë me eliminim direct mes organizatorëve të Gjermanisë dhe Danimarkës. Nj...
GJERMANI – Në Dortmund po zhvillohet ndeshja e dytë me eliminim direct mes organizatorëve të Gjermanisë dhe Danimarkës. Nj...
GJERMANI – Italia eliminohet nga kampionati Europian nga Zvicra e cila e mundi në fazën e 1/8-ave me shifrat 2-0 nga një gol për secil...
GJERMANI - Zvicra dhe Italia luajnë ndeshjen e parë të fazës së 1/8-ave të Europianit në Berlin. Një ndeshje që ka ...
GJERMANI - Zvicra dhe Italia luajnë ndeshjen e parë të fazës së 1/8-ave të Europianit në Berlin. Një ndeshje që ka ...
SPANJE - Lojtari i ri, 16 vjeç, është superylli i ri i katalanasve dhe është gjithashtu pjesë e skuadrës së Spanjë...
GJERMANI – Zvicra dhe Italia do të hapin fazën e ndeshjeve me eliminim direkt, pas përfundimit të ndeshjeve në grupe me pë...