24 Shkurt 2023, 13:22
Nga DOSJA
KOSOVE - Shtypi ndërkombëtar, veçanërisht ai francez ka akuzuar skuadrën kosovare të Llapit, si të impikuar në një rrjet kriminal të trukimeve të rezultateve të ndeshjeve. Menjëherë ka reaguar klubi i Llapit, i cili ka përgënjeshtruar me forcë lajmin.
Por nuk ka heshtur dhe ka reaguar me forcë edhe Federata e Futbollit të Kosovës, e cila ka bërë me dije, se do të nisë hetimet rreth kësaj çështjeje. Në një deklaratë për shtypin, ajo shkruan:
“Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot, shqyrtoi raportimet lidhur me pretendimet në mediat lokale dhe ndërkombëtare për parregullsi në ndeshje të Superligës së Kosovës.
KE ka ndërmarrë menjëherë masat e nevojshme për ta hulumtuar rastin dhe për ta adresuar atë në mënyrë urgjente tek organet kompetente.
KE i FFK-së e ftoi në raportim zyrtarin për Integritet të Garave dhe i njëjti vuri në pah se në vazhdimësi i ka raportuar të gjitha çështjet dhe parregullsitë potenciale tek Këshilli për Parandalimin e Dhunës dhe dukurive tjera negative në sport, si organ kompetent në Republikën e Kosovës që merret me dukuritë negative.
Zyrtari për Integritet të Garave e njoftoi KE-në se në vazhdimësi ka qenë në kontakt edhe me zyrtarët e UEFA-s dhe për çdo parregullsi e ka informuar Këshillin e lartpërmendur dhe nëse ka pasur nevojë edhe organet disiplinore.
FFK, së bashku me autoritetet në Kosovë, do të koordinohet me UEFA-n dhe organet tjera ndërkombëtare për hetimin e këtij rasti dhe varësisht prej rezultateve të hetimit, organet tona disiplinore do të ndërmarrin masat e nevojshme ndaj klubeve apo individëve të përfshirë në parregullsitë eventuale.
FFK, rikujton se tash e disa vjet nëpërmjet zyrtarit të saj për Integritet të Garave dhe UEFA-në, kanë mbajtur seminare dhe takime me stafe të klubeve dhe futbollistë për sensibilizim në parandalimin e ndërhyrjeve të keqbërësve në futboll, teksa në vazhdimësi i monitoron të gjitha ndeshjet, në partneritet të plotë me kompanitë e aranzhuara nga UEFA rreth kësaj çështje.
FFK është plotësisht e gatshme të bashkëpunojmë me çdo autoritet të Republikës së Kosovës dhe me ato ndërkombëtare, në mënyrë që të ruhet integriteti i futbollit dhe i sportit kosovar në përgjithësi.
Kampionati ynë vitet e fundit është rritur jashtëzakonisht shumë si në aspektin e cilësisë, ashtu edhe në atë të organizimit dhe të investimeve, prandaj si FFK do të qëndrojmë vigjilent dhe do të jemi zero tolerant ndaj keqpërdoruesve dhe çdo gjëje që e njollos integritetin e garës dhe imazhin e futbollit tonë”.
B.T (Dosja.al)
Sport
24 Shkurt 2023, 13:04
ZVICER - Pas përfundimit të ndeshjeve të ‘play-off’-it mbrëmë, në Nion të Zvicrës është hedhur sho...
Sport
24 Shkurt 2023, 11:44
ANGLI - Erik ten Hag është shprehur se fitorja kundër Barcelonës është më e rëndësishmja që ai ka arritur nd...
Sport
24 Shkurt 2023, 10:56
ANGLI - Ivana Knoll ka mbërritur pak ditë më parë në Londër, si ‘mysafire’ e Arsenalit për të nd...
Sport
24 Shkurt 2023, 10:38
TURQI - Burak Uzdemir është një nga shefat e kuzhinës më të njohur në Turqi, i cili përveç vendit t&e...
Sport
24 Shkurt 2023, 10:18
ANGLI - Pas largimit të Cristiano Ronaldos dhe ndryshimeve të bëra nga trajneri Erik Ten Haag, i cili është në ve...
Sport
24 Shkurt 2023, 06:57
HOLANDE - Ajo që ndodhi në Eindhoven në ndeshjen mes PSV-së dhe Sevillas është një episod sa i rrallë aq edhe i pabesu...
Sport
23 Shkurt 2023, 23:28
ITALI - Supriza e madhe ka ardhur nga Beogradi, me moldavët e Sheriff Tiraspol që kanë përmbysur rezultatin e ndeshjes së pare, duket...
Sport
23 Shkurt 2023, 23:06
ANGLI - ‘Në teatrin e ëndërrave’ të Old Traffordit, një ‘show’ ëndërrash midis dy gjigandëve t...
Sport
23 Shkurt 2023, 21:09
FRANCE - Misioni i realizuar për Juventusin në Europa League. Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë, në ndeshjen e d...
Sport
23 Shkurt 2023, 19:56
KILI - Arbitri i njohur kilen, që mban distinktivin e FIFA-s që nga viti 2018 dhe ka drejtuar ‘Finalissima 2022’ mes Italis&eu...