Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Kuqezinjtë në këtë transfertë të vështirë reaguan edhe me lojë jo vetëm me rezultat, 3 ditë nga humbja në Çeki për të fituar me shifrat 0-1, në një ndeshje vërtetë shumë të luftuar.

GJEORGJI - Kombëtarja shqiptare ka thyer mallkimin e Tbilisit, duke fituar për herë të parë atje pas 5 humbjes në historinëe përballjeve me Gjeorgjinë. Kuqezinjtë në këtë transfertë të vështirë reaguan edhe me lojë jo vetëm me rezultat, 3 ditë nga humbja në Çeki për të fituar me shifrat 0-1, në një ndeshje vërtetë shumë të luftuar.
Ndryshe nga ndeshja e pak ditëve më parë, kuqezinjt kanë marrë më tepër përsipër dhe kanë krijuar disa raste edhe pse portieri gjeorgjian Mamardazhvili ka qenë në pozicion për të mos lejuar topin të kalojë më tej.
Pavarësisht se për rreth 20 minuta të pjesës së parë kontrolluam lojën dhe krijuam shumë, në fundin e 45 minutave të para, vendasit u bën shumë të rrezikshëm, duke na mbyllur në gjysmën e fushës sonë me tentativa të shumta për të na ndëshkuar, por gjithsesi mbrojtja funksionoi, duke i çuar skuadrat në dhomat e zhveshjes me shifrat e barabarta 0-0.
Me fillimin e pjesës së dytë, vetëm pak minuta saktësisht në të 48-tën kuqezinjtë kalojnë në avantazh falë golit të Kristjan Asllanit pas asistit të Tucit. Një avantazh të cilin e kontrolluam mjaft mirë, madje patëm edhe mundësitë tona për të dyfishuar rezultatin me Dakun, apo Bajramin, por ishim të pafat.
Ndërkohë Gjeorgjia e udhëhequr nga Kvarashkelia bëri çmos për të evituar humbjen por, Strakosha, Ismajli, Ajeti, dhe të gjithë lojtarët arritën në maksimumin e tyre për të marrë atë që ne na duhej, fitoren e shumëpritur pas dy humbjeve, për të qenë ende në garë për objektivin tonë të këtyre ndeshjeve të fazës së grupeve të Ligës së Kombeve.
Tashmë kuqezinjtë pas katër ndeshjesh kanë 6 pikë aq sa edhe Gjeorgjia në një garë të vështirë të një grupi të barabartë. Avantazh ynë në dy ndeshjet e fundit të nëntorit është faktin që do të luajmë në Tiranë përballë tifozerisë kuqezi me Republikës Çeke më 16 nëntor dhe Ukrainës më 19 nëntor.
Kristjan Asllani GOAL for Albania against Georgia in the Nations League! ????????⚫️????⚽️ pic.twitter.com/nVBQOkHyWP
— Inter Xtra (@Inter_Xtra) October 14, 2024
B.T (Dosja.al)
Asllani TBILISI- Ka përfunduar me një fitore minimaliste ndeshja mes Shqipërisë dhe Gjeorgjisë. Kombëtarja arriti të rr&...
Asllani TBILISI- Shqipëria ka gjetur portën e Gjeorgjisë në minutat e parë të pjesës së dytë të ndes...
Ndeshja TBILISI- Ka përfunduar pjesa e parë e përballjes Shqipëri-Gjeorgji. Ndeshja u mbyll në barazim pa gola ndërsa ve...
Ndeshja GJEORGJI- Shqipëria pritet që në orën 18:00 të zbarkojë në fushën e blertë për të zhvlluar n...
ANGLI - Mbetet paqartësi se kush do të jetë trajneri i përhershëm i Anglisë. Lee Carsley, trajneri i përkohshëm, ...
STRASBURG - Ligat evropiane të futbollit, përfshirë atë spanjole, dhe Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Futbollist...
POLONI - Sfida Poloni - Portugali për Ligën e Kombeve nuk ishte një ndeshje e shkëlqyer për polakët (1-...
NORVEGJI - Mbrëmja shumë e keqe dje për Norvegjinë, e cila pavarësisht një skuadre plot talente, nuk arrin të bëjë...
SPANJE - Fundi i vitit të kaluar shënoi një kthesë veçanërisht të trishtuar në aventurën e David Alaba te Real ...
SPANJE - Më 20 nëntor 2023, Barça zyrtarisht komunikoi për dëmtimin e Gavi në kombëtaren spanjole. “Ekzaminimet e ...