LIVE UPDATES
Sport

Shqipëria nis grumbullimin për miqësoren me Arabinë Saudite, zhvillon stërvitjen e parë

Kombëtarja shqiptare ka nisur sot pasdite grumbullimin në kuadër të përgatitjeve për miqësoren e 26 tetorit ndaj Arabisë Saudite që do të zhvillohet në Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.

22 Tetor 2022, 19:05 Nga DOSJA

Shqipëria nis grumbullimin për miqësoren me Arabinë Saudite,

DURRËS- Kombëtarja shqiptare ka nisur sot pasdite grumbullimin në kuadër të përgatitjeve për miqësoren e 26 tetorit ndaj Arabisë Saudite që do të zhvillohet në Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara Arabe. Nën urdhrat e trajnerit Edoardo Reja janë vënë fillimisht 13 nga 23 lojtarët e ftuar për këtë miqësore me pjesën më të madhe që vijnë nga klubet e kampionatit shqiptar.

Më konkretisht në këtë seancë të zhvilluar në kompleksin Tropikal në Durrës ishin Arlis Shala, Albion Marku, Erdenis Gurishta, Andi Hadroj, Esin Hakaj, Stivian Janku, Eneo Bitri, Esat Mala, Lorenco Vila, Arinaldo Rrapaj e Xhuliano Skuka nga klubet shqiptare, ndërkohë që morën pjesë edhe mesfushori Odise Roshi dhe sulmuesi Sokol Cikalleshi, të cilit i kishin mbyllur impenjimet e tyre me klubet këtë fundjavë.

Gjithashtu, me ekipin u stërvit sot edhe portieri i Teutës, Endri Dema, teksa nesër e deri të hënën do të bashkohen me përfaqësuesen edhe lojtarët Sherif Kallaku, Ardit Deliu, Redon Xhixha dhe Arbnor Muçolli. Sakaq pesë nga futbollistët e ftuar do të udhëtojnë menjëherë në Abu Dabi të hënën për t’u bërë pjesë e Kombëtares. Bëhet fjalë për Ardit Tolin, Mario Mitaj, Bekim Balaj, Elhan Kastrati dhe Gentian Selmani, të cilët janë të impenjuar këtë të diel me klubet e tyre.

Trajneri Reja është takuar fillimisht me të gjithë lojtarët dhe pas një bisede të shkurtër grupi ka bërë një seancë të lehtë pa shumë ngarkesë, duke qenë se shumica kanë luajtur dje ndeshje me klubet e tyre.Përfaqësuesja kuqezi do të zhvillojë përgatitjet në Durrës deri të hënën pasdite, kur do të udhëtojë drejt Emirateve të Bashkuara Arabe për miqësoren.

Të martën e 25 tetorit ekipi do të zhvillojë seancën zyrtare në “Al Nahyan Stadium” të Abu Dabit aty ku do të zhvillohet edhe ndeshja të mërkurën, që do të nisë në orën 18:30 sipas orës lokale (16:30 sipas orës shqiptare).

E.Ç (Dosja.al)

shqiperia arabia saudite

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet