Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
"Njerëzit nuk mund të përballojnë çmimet e larta, situata është e papranueshme për homoseksualët dhe ka shkelje të të drejtave të njeriut,"- thotë ai.

GJERMANI - Trajneri i kombëtares gjermane, Hansi Flick, beson se për arsye të ndryshme, duke përfshirë "çmimet e tepruara", "situatën e papranueshme për homoseksualët", apo "shkeljet sistematike të të drejtave të njeriut", Kupa e Botës në Katar nuk do të jetë një festë futbolli për shumë tifozë.
"Kam shumë të njohur, që do të donin të fluturonin për në Katar, por ata nuk e bëjnë këtë për shumë arsye. Sepse nuk mund të përballojnë çmimet e tepruara, sepse situata është e papranueshme për homoseksualët, sepse ka shkelje të të drejtave të njeriut, sepse janë minoritete të margjinalizuar...”,- tha Flick, 57 vjeç, për rrjetin editorial ‘RND’.
"Në thelb, mendoj se është turp, që ky turne nuk do të jetë një Kupë Bote për tifozët. Futbolli duhet të jetë për të gjithë. Prandaj them se nuk është një Kupë Bote për tifozët normalë,"- tha trajneri gjerman tre muaj para fillimit të Kupës së Botës 2022.
Tetë vjet më parë, Flick, fitoi Kupën e Botës 2014 në Brazil, si ndihmës pas trajnerit të atëhershëm Joachim Löw, të cilin e zëvendësoi pas Kampionatit Europian të vitit të kaluar. Trajneri tashmë e ka bërë të ditur se dëshiron të shkëmbejë ide me paraardhësin e tij me përvojë.
"Kam ndihmuar në planifikimin e katër turneve si i dytë dhe e di se çfarë është e rëndësishme. Megjithatë, mund të jetë një avantazh të ulemi përsëri me Jogi (Löw) dhe të diskutojmë përshtypjet dhe përvojat e tij. Për atë që mund të ndodhë në një turne si ky dhe si e përjeton ai nga këndvështrimi i trajnerit të kombëtares”,- theksoi Flick.

Kupa e Botës do të mbahet në Katar nga data 20 nëntor deri më 18 dhjetor. Skuadra gjermane në fazën e grupeve do të përballet me Japoninë (23 nëntor), Spanjën (27 nëntor) dhe Kosta Rikën (1 dhjetor).
B.T (Dosja.al)
ITALI- Inter do të luajë ndeshjen e parë hapëse të kampionatit në transfertë ndaj Lecces në orën 20:45. Klubi zik...
HOLANDË- Një moment i çuditshmë ka ndodhur në futbollin holandez. Në takimin Roda-Jong Ajax, përballje për javë...
ITALI- "Një klub si Juventus nuk mund të kënaqet me dy vende të katërta radhazi".Këto janë fjalët e De Ligt që nu...
KUKËS- Kukësi bën goditje në merkato. Klubi verlindor ka bërë të ditur se ka firmosur me Edwin Gyasin. Sulmuesi ka një...
ITALI-Tani është koha. Muaj të kaluar duke ndjekur merkaton e duke pritur momentin në të cilin futbolli mund të shijohet së...
KILI- Sporti i skive edhe pse jo ndër më popullorët në vend, po rrit ndjeshëm ambiciet dhe rezultatet. Federata është p&eum...
Carlo Ancelotti SPANJE - Pas Real Madridit nuk do të ketë më episode futbolli në jetën e Carlo Ancelottit. K&e...
ANGLI - Nuk është se Manchester United nuk është përpjekur. Skuadra angleze këmbëngul për Frenkie ...
SPANJE - Ferran Torres do të jetë në gjendje të veshë fanellën e tij të re me numër '11' për herë të...
ANGLI - Erling Haaland është në krye të Premier League, pasi në ndeshjen debutuese me Manchester City, shënoi dy gola ndaj&nb...