Protesta më e madhe e paralajmëruar/ Me thirrjet 'Shqipëri e re', nis protesta e 7-të në sheshin “Skënderbej" kundër projektit të Zvërnecit
Sot protesta më e madhe e paralajmëruar, nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej" 6 Qershor, 17:57 ...
Sot protesta më e madhe e paralajmëruar, nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej" 6 Qershor, 17:57 ...
VIDEO/ Çështja e Zvërnecit/ Qindra qytetarë mblidhen në Londër: Rama në burg, Berisha në burg, mos dal...
Berisha: Këshilli Kombëtar i PD thirrjet javën që vjen. Nuk do të rivalizojmë me protestë, por do bëjm&e...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
Gjimshiti feston me mocarela, shënojnë Bajrami, Muçi dhe Uzuni…

TIRANE - Mbyllet një tjetër fundjavë kampionatesh dhe ndeshjesh kupe, ku futbollistët kuqezinj shqiptarë kanë qenë protagonistë me gola dhe jo vetëm, në sukseset e klubeve të tyre.
Kështu Nedim Bajrami është shndërruar në një lider tek Rejnxhërs në Skoci. Mesfushori kuqezi ka rezultuar një blerje efikase dhe është përshtatur shumë mirë në këtë kampionat, duke shënuar tashmë ndeshje pas ndeshjeje.
Në fundjavën që sapo u mbyll Bajrami shënoi një gol me mjaft peshë në gjysmëfinalen e Kupës së Ligës, pasi pati vlerën e përmbysjes kundër Madhëruellit dhe si rrjedhojë i dha shansin skuadrës së tij të kualifikohet në finale, ku i pret kundërshtari i tyre historik, Cëlltiku.

Në Turqi, Ernest Muçi ka shënuar sërish për Beshiktash. Në një sezon me trajnerin e ri Van Bronkhost, sulmuesi i Kombëtares shqiptare nuk e filloi mire, duke marrë pak minuta, por dalngadalë arriti ta rifitojë vendin në formacion me golat e tij vendimtarë. Edhe në këtë fundjaë Muçi tundi rrjetën në sekondat e fundit të pjesës së parë, ndërsa Beshiktash përballej me Kasimpashan. Goli i tij në fund rezultoi si një statistikë personale pasi Beshiktashi u mund, 1-3.

Ndërkohë Myrto Uzuni rikthehet të jetë ai i dy viteve më parë në kampionatin spanjol, ku sërish në La Liga 2 është sulmuesi në garë edhe për ‘Këpucën e Artë’. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare është lojtari i momentit me Granadën, pasi ka shënuar 6 gola dhe ka asistuar një tjetër. Ai tashmë është vetëm 3 gola larg barazimit të rekordit, si golashënuesi më i mirë në historinë e Granadës. Rekord që mbahet aktualisht nga marokeni Jusef El Arabi me 44 gola.

Kristian Shpendi vazhdon të jetë vendimtar për Çezenën ku ka shënuar sërish. Sulmuesi i Kombëtares kuqezi tundi rrjetën e Sudtirol, ndërsa sfida u mbyll 1-0. Goli ishte vendimtar që pati vlerën e 3 pikëve për javën e 12-të të Seria B. Me këto tre pikë, Çezena renditet mban aktualisht vendin e katërt. Shpendi kryeson renditjen e golashënuesve në Seria B.

Deri tani ka shënuar 7 herë, duke kontribuar drejtpërdrejt në sukseset e skuadrës. Berat Gjimshiti ishte një nga protagonistët e fitores së rëndësishme të Atalantës në transfertën ndaj Napolit. Bergamaskët fituan me shifrat 3-0 dhe dhanë një provë të forcës së tyre ndaj kryesuesve të Serisë A.
Duket se mbrojtësi shqiptar ka gjetur edhe mënyrën se si ta festojë këtë arritje. Pas ndeshjes, para se skuadra të nisej përsëri drejt Bergamos, ai është filmuar duke takuar një mik, i cili i ka sjellë disa ëmbëlsira tipike napolitane dhe mocarelën e famshme të këtij qyteti, për ta marrë me vete.

Qendërmbrojtësit jetër kuqezi Marash Kumbulla, pësoi një dëmtim në ndeshjen e kësaj jave ku Espanjoli i tij përballej në derbin e Katalonjës me Barcelonën. Mbrojtësi shqiptar la fushën e lojës para fundit të pjesës së parë, për shkak të problemeve muskulore.
B.T (Dosja.al)
PORTUGALI - Fair Play, sportiviteti mbi të gjitha. Lojtari i Portos, Pepê, ndaloi në një rast shumë të qartë për...
SHBA - Meksikani Héctor Herrera u përjashtua me karton të kuq nga ndeshja e ‘play off’-it të raundit të ...
PERU - Një futbollist peruan, mbrojtësi José Hugo de la Cruz Meza, vdiq pasi u godit nga rrufeja gjatë një ndeshjeje, që ...
SPANJE - Jo befasisht, FC Barcelona e eliminoi lehtësisht Espanyol (3-1) këtë të dielë në derbin e Barcelonës. Një tak...
FRANCE - Duke qenë se asnjë shkelje nuk duket mjaftueshëm e karakterizuar, siç zbulojnë L'Équipe dhe Le Mond...
ANGLI - Liverpool kryeson sërish Premier League. Midis gafës së Arsenalit dhe humbjes së dytë radhazi të Manchester Ci...
FRANCE - Episodet e dhunës prishën fitoren e Auxerre kundër Rennes këtë të dielë (4-0). Para ndeshjes, sipa...
BRAZIL - Një sukses nga Max Verstappen, i cili u rikthye te fitorja në Brazil pas dhjetë garave pa podium. Në një Grand Pri...
ITALI - Në ndeshjen e njëmbëdhjetë të Serisë A, Interi mundi 1-0 Venezian, duke iu afruar Napolit në renditje. Në...
ITALI - Pas 11 ndeshjesh, Roma e Juricit është në pjesën e poshtme të tabelës me vetëm 13 pikë të fituara: zhgë...