21 Gusht 2022, 18:21
Nga DOSJA

ANGLI- Humbje e rëndë për Chelsean ndaj Leeds që pësoi një disfatë me shifrat 3-0. Një ditë krejtësisht e keqe për blutë dhe veçanërisht për portierin Edouard Mendy, i cili bëri një gabim me të cilin realisht i dha vendasve golin për 1-0. Për portierin senegalez, i vlerësuar shpesh për ndërhyrjet e tij të mrekullueshme mes shtyllave, ky nuk është gabimi i parë me topin mes këmbëve.
Dhe kjo për tifozët e Chelseat është kthyer në tmerr.Tifozët e dënuan rëndë gafën e Mendy-t, aq sa në rrjetet sociale më shumë se dikush i “kërkon kokën”.Shumë tifozë të bluve u mblodhën në rrjetet sociale për të shprehur të gjithë zhgënjimin e tyre. Një fans në Twitter thjesht i bëri vetes një pyetje: "Çfarë dreqin po mendonte?".
Një tjetër tifoz i zemëruar shtoi: "Veprimet e tij me këmbë mund të konsiderohen lehtësisht më të këqijat në të gjithë universin". Një tjetër u shpreh: “Mendy është më keq se Kepa. Shiteni menjëherë pas kësaj ndeshjeje dhe mos shiko prapa. Turp!". Dhe nëse fansat fillojnë të pendohen për Kepa-n, ka diçka që nuk shkon...
E.Ç (Dosja.al)
mendy chelsea
Sport
21 Gusht 2022, 17:28
ANGLI- Leeds tregon problemet e një Chelsea që nuk është aspak bindës në fillimin e sezonit: Aaronson, Rodrigo dhe Harrison firm...
Sport
21 Gusht 2022, 16:47
MEKSIKE - Ndeshja Amerika-Cruz Azul gjithmonë është konsideruar e veçantë në Liga MX. Të dyja skuadrat janë m&e...
Sport
21 Gusht 2022, 16:27
Jude Bellingham
SPANJË- Shitja e Casemiros te Manchester United, për më shumë se 70 milionë euro, shënoi fundin e një ep...
Sport
21 Gusht 2022, 16:16
ANGLI- Ndërtimi i një aksioni nga portieri është një praktikë shumë e njohur në futbollin modern, e dobishme për ...
Sport
21 Gusht 2022, 15:50
ANGLI - Conor McGregor nuk e pëlqen Kamaru Usman. Kjo është diçka që u vërtetua, pasi Usman u mund nga Leo...
Sport
21 Gusht 2022, 15:39
GJERMANI- Luiza Gega nuk zhgënjeu pritshmëritë. Atletja shqiptare u shpall kampione dhe rekordmene e Europës, me një paraqitje të...
Sport
21 Gusht 2022, 15:19
AUSTRI - Francesco Bagnaia fiton Grand Prix të Austrisë, gara e trembëdhjetë e Kampionatit Botëror të MotoGP. Pil...
Sport
21 Gusht 2022, 15:16
ARABI SAUDITE- Anthony Joshua u shfaq i shkatërruar dhe rezistoi për të mbajtur lotët në konferencën për shtyp. Joshua p&eu...
Sport
21 Gusht 2022, 15:07
TIRANE - Si asnjëherë më parë, Shqipëria tashmë ka edhe një kampione Europe në atletike dhe ajo është e vetm...
Sport
21 Gusht 2022, 14:59
AFRIKË- Dyshimi lindi sapo skuadrat u rreshtuan në fushë para fillimit të ndeshjes. Ndryshimi ishte i qartë në aspektin e strukt...