Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, humb jetën 1 person, plagoset një tjetër
22 Korrik, 16:59
A...
Sport
Shiriti i kapitenit, ‘mollë sherri’ te Belgjika! Portieri Courtois ‘braktis’ kombëtaren…
I mërzitur nga përzgjedhja e kapitenit, në mungesë të De Bruyne, Thibaut Courtois nuk është paraqitur në qendrën e grumbullimit në Tubize dhe nuk do të luajë në Estoni të martën, sipas agjencisë së shtypit "Belga".
19 Qershor 2023, 15:23Nga DOSJA
BELGJIKE - Zgjedhja e kapitenit krijon sherre brenda kombëtares belge. Në mungesë të Kevin De Bruyne, i dëmtuar në finalen e Champions League, trajneri Domenico Tedesco ia besoi shiritin e kapitenit Romelu Lukakut në barazimin e Belgjikës kundër Austrisë (1-1) të shtunën.
Më herët, shiriti i kapitenit i kishte premtuar Thibaut Courtois edhe për udhëtimin në Estoni të martën (20:45). I mërzitur nga ky vendim, portieri i Real Madridit nuk u shfaq në qendrën kombëtare të Tubize (ekuivalenti i Clairefontaine) të dielën në mbrëmje, sipas ‘Het Laatste Nieuws’.
Federata Belge e Futbollit ka sqaruar për agjencinë e lajmeve “Belga” se portieri i Real Madridit, Courtois, nuk do të stërvitet me grupin të hënën dhe se nuk do të udhëtojë për në Estoni në fund të pasdites.