LIVE UPDATES
Sport

Shaqirit i rikthehet shkëlqimi në Basel, pas ngecjes së karrierës në MLS

Statusi i Shaqirit si lojtar kyç në klubin e tij të qytetit ku është rritur - të cilin e kishte lënë në vitin 2012 për t’iu bashkuar gjigantit gjerman Bayern Munich u bë i qartë me dy gola mbresëlënës fundjavën e kaluar në fitoren 4:0 ndaj rivalit tradicional, Zurich.

18 Prill 2025, 21:30 Nga DOSJA
Shaqirit i rikthehet shkëlqimi në Basel, pas ngecjes së
Xherdan Shaqiri

Rilindja e Xherdan Shaqirit pas largimit nga Chicago Fire dhe rikthimit te Basel këtë sezon – si dhe golat e tij me bollëk në pranverë – kanë bërë që skuadra zvicerane të marshojë drejt titullit të parë në ligën elitare zvicerane pas tetë vjetësh.

Statusi i Shaqirit si lojtar kyç në klubin e tij të qytetit ku është rritur - të cilin e kishte lënë në vitin 2012 për t’iu bashkuar gjigantit gjerman Bayern Munich u bë i qartë me dy gola mbresëlënës fundjavën e kaluar në fitoren 4:0 ndaj rivalit tradicional, Zurich.

“Shikoni rezultatin, nuk ka nevojë për fjalë të tjera”, tha kapiteni 33-vjeçar për fitoren që i ndihmoi Baselit ta sigurojë një epërsi prej gjashtë pikësh në një garë të ngushtë me gjashtë ekipe.

Me të majtën e tij të famshme, Shaqiri e goditi topin fort duke e dërguar në një hapësirë të ngushtë mes shtyllës pingule dhe traversës, dhe në fund në rrjetën e portës. Ai pastaj e shënoi golin e dytë nga gjuajtja e lirë.

Tani, me 13 gola, Shaqiri është golashënuesi më i mirë në Superligën zvicerane, që është rekord personal, si dhe ka 14 asistime në vetëm 28 ndeshje.

Nëse e shënon një gol kur Baseli ta mirëpret skuadrën Yverdon të hënën, Shaqiri do ta barazojë numrin e golave që kishte shënuar gjatë dy vjetëve e gjysmë në MLS me Chicago Fire.

Chicago përfundoi me bilanc negativ në secilin nga tri sezonet e Shaqirit atje dhe nuk ka arritur të kualifikohet në fazën play-off që nga viti 2017 - po atë vit kur përfundoi edhe seria e Baselit si kampion i tetëfishtë radhazi në Zvicër.

Ajo seri nisi në sezonin debutues të Shaqirit, 2009-2010, i cili përfundoi me pjesëmarrjen e tij të parë në një Kupë Bote, si një talent 18-vjeçar.

Ai nuk shënoi gol në Botërorin 2010 në Afrikën e Jugut, por e bëri këtë në tre Botërorët pasues, si dhe në tri Kampionate Evropiane nga viti 2016 deri në vitin 2024.

Një gol të paparë ndaj Skocisë në qershorin e kaluar Shaqiri e shënoi në ndeshjen e vetme ku ai luajti titullar në pesë ndeshje në Euro 2024, pasi e kishte humbur vendin e padiskutueshëm në një Zvicër shumë mbresëlënëse, që u eliminua në çerekfinale nga Anglia, pas penalltive.

Shaqiri realizoi penalltinë e tij, pasi hyri në lojë si zëvendësues në kohën shtesë, në atë që ishte paraqitja e tij e fundit me përfaqësuesen në ndeshjen e tij të 125-të.

Ai u pensionua nga kombëtarja pas turneut dhe, një muaj më vonë, u pajtua ta prishë kontratën me Chicago Fire, në një vendim që klubi e përshkroi si “në interesin më të mirë të të gjitha palëve”.

Shaqiri - i lindur në Kosovë u rikthye menjëherë te Basel, klub me të cilin kishte nisur karrierën në moshën 8-vjeçare dhe me të cilin kishte fituar ligën zvicerane në secilin prej tri sezoneve të tij të para.

Pas largimit nga Basel për herë të parë, kur u zëvendësua nga një Mohamed Salah i ri, Shaqiri e fitoi një medalje të Ligës së Kampionëve me Bayernin në sezonin e parë. Ai fitoi një tjetër në vitin 2019 me Liverpoolin - si shok skuadre i Salahut - edhe pse nuk luajti në asnjërën finale.

Baseli ka luajtur për herë të fundit në Ligën e Kampionëve në vitin 2018 dhe do të marrë pjesë në rundet kualifikuese në gusht, nëse ekipi i Shaqirit arrin ta ruajë epërsinë prej gjashtë pikëve ndaj Servette kur kanë mbetur vetëm edhe gjashtë ndeshje.

Pa barrën e udhëtimeve të gjata nga Shtetet e Bashkuara për të luajtur për kombëtaren, Shaqiri e ka menaxhuar më mirë gjendjen fizike përgjatë këtij sezoni zviceran, i cili do të përfundojë me ndarjen e ligës në një grup kampionati mes gjysmës së sipërme të 12 ekipeve.

“Ne po e vendosim ritmin”, tha Shaqiri duke folur për një seri prej katër fitoresh ku ka shënuar katër gola.

“Të shohim çfarë do të bëjnë të tjerët”, përfundoi ai./REL

xherdan shaqiri

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet