18 Prill 2025, 17:17
Nga DOSJA
TIRANE - Në prag të këtij dueli ka folur trajneri i të kuqve, Skënder Gega. Tekniku i “Demave”, ka analizuar gjendjen e skuadrës, ndërkohë që shprehet në mëdyshje për Herolind Shalën, nëse do të luajë përballë ballshiotëve apo jo.
Gjendja e skuadrës?
Vijmë pas një ndeshje të fortë, siç ishte ajo ndaj Egnatias, ndeshje me ngarkesë nga të gjitha aspektet. Për fat e kaluam me sukses por kishte edhe dëmet e veta. Keko plotësoji 4 kartonë të verdhë, Zeka pësoi një dëmtim, po ashtu edhe Domgjoni. Shpresojmë që Domgjoni të rikuperohet sa më shpejt. Në këtë aspekt ndoshta jemi të detyruar të bëjmë edhe ndonjë ndryshim, ndërsa pjesa tjetër ka punuar gjithë javën shkëlqyeshëm dhe duket që janë të motivuar për të shkuar dhe realizuar atë që ne kërkojmë.
Jemi të fokusuar vetëm te ndeshja në Ballsh. Unë jam vetëm 4 javë këtu. Patjetër që rotacioni do të ishte shumë i mirë nëse do ishin mundësitë dhe të kishim komoditetin qoftë në numër lojtarësh, por edhe me pikë. Po mundohem për momentin të vendos njerëzit e duhur dhe të japin atë që unë pres. Nuk është se merrem vetëm me frymën apo moralin, si trajner jam munduar në këtë kohë të shkurtër për të pasur një lloj fiziologjie për aftësitë dhe mundësitë që kemi. E rëndësishme është të japin 100%. Nëse japin 100% edhe kanë kuptuar çdo gjë që ne punojmë gjatë javës gjërat shkojnë mirë.
Eshtë në presion skuadra në këtë moment?
Unë si trajner, por ndoshta edhe si tip nuk jam natyrë që shtoj presion te lojtarët. Pikët janë gjithmonë të pashmangshme. Dëshira kërkesa që do trajneri, klubi, nuk është ky lloj presioni që të ndikoj për keq te lojtarët. Të japin maksimumin, të jenë të qetë luajmë brenda territorit shqiptar, luajmë në një qytet që është pak më larg. Nëse je i përgatitur dhe je fizikisht mirë nuk ka asgjë për të patur dyshime. Nuk kemi presion, por e vlerësojmë jashtëzakonisht këtë ndeshje.
Herolind Shala a do të jetë i gatshëm për nesër?
Herolind Shala ka ardhur si okazion. Eshtë një lojtar me eksperiencë unë kam punuar me të. Shala nuk ka ardhur për të shpëtuar Partizanin në këto momente. Thjesht ishte lojtar i lirë, shprehu vet dëshirën. Sigurisht pa klubin s’mund të marrim asnjë lloj hapi dhe çdo gjë ka shkuar OK. Stërvitet çdo ditë, ka mungesë minutazhi, por nga dita që ka firmosur e në vazhdim do jetë pjesë e Partizanit. Nëse vjen një mundësi dhe kemi luksin pse jo. Jo vetëm Shala, por edhe të tjerë që si keni parë më përpara.
Për Bylis ndeshja është vendimtare për mbijetesën?
Unë besoj se ata kanë pikësynimet e veta. Nuk kam qejf ndoshta edhe të mendoj për ta. Unë jam trajneri i Partizanit jam i fokusuar te objektivat që ka vendosur klubi. Objektivi dhe pikësynimi im është që të marr 100%-in nga secili. Bylis ka objektivat e veta. Patjetër një klub futbolli në momentet e vështira nxjerr edhe rezervat ato që ka, por ne kemi nevojë për vete dhe jemi gati.
B.T (Dosja.al)
Sport
18 Prill 2025, 17:01
SHKODER - Trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdariç, ka folur për mediat në prag të ndeshjes kundër Elbasanit, që do të l...
Sport
18 Prill 2025, 16:51
TIRANE - Trajneri i Tiranës, Bledi Shkëmbi, ka folur për mediat në prag të ndeshjes kundër Teutës, që do të luhet n...
Sport
18 Prill 2025, 16:40
TIRANE - Të pesë takimet e javës së 35-të e kampionatit Abissnet Superiore do të luhen të gjitha të shtunën, n&eu...
Sport
18 Prill 2025, 16:03
SPANJE - Evolucioni që ka pësuar Spotify Camp Nou që nga fillimi i ndërtimit në qershor 2023 është më se i duk...
Sport
18 Prill 2025, 15:56
MEKSIKE - Mbrojtësi i Rayados Monterrey, Sergio Ramos, nuk e ka harruar të kaluarën e tij në Real Madrid, veçanërisht ...
Sport
18 Prill 2025, 15:48
SPANJE - Trajneri i FC Barcelonës, Hansi Flick, ka qenë i shqetësuar për faktin se Barça është planifikuar...
Sport
18 Prill 2025, 15:32
ITALI - Pak më shumë se 10 ditë kanë mbetur deri sa FC Barcelona të presë Interin në ndeshjen e parë gjysm&eum...
Sport
18 Prill 2025, 15:23
SHBA - Ndërsa disa organe sportive kanë vendosur tashmë politika në lidhje me përjashtimin e sportistëve transgjinorë nga gar...
Sport
18 Prill 2025, 13:30
ANGLI - Manchester United është në zi. Një ditë pas fitores së tyre kundër Olympique Lyonnais (5-4) në ndeshjen e dyt&...
Sport
18 Prill 2025, 13:00
ITALI - Një sezon që ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha, ndaj emri i Cesc Fabregas lidhet me stola të rëndë...