25 Qershor 2022, 10:45
Nga DOSJA

ITALI - Paulo Dybala është ende shumë pranë veshjes së fanelës ‘zikaltër’ në sezonin e ardhshëm, por duket se në orët e fundit ka një ngadalësim të ndjeshëm nga Interi. Thelbi nuk është aq ai i nënshkrimit të argjentinasit, për të cilin Marotta dhe rrethi i Joya-s kanë punuar prej disa kohësh, por nevoja për të nxjerrë disa lojtarë "të rëndë" nga skuadra aktuale.
Në këtë kuptim, situata nuk është aspak e thjeshtë: dy sulmuesit e Dzeko, Correa dhe Sanchez do të duhet të largohen nga ‘Pinetina’, por ndërsa për dy ofertat e para të rëndësishme nuk kanë mbërritur deri më tani, sulmuesi kilian, i mërzitur nga sjellja e klubit, po refuzon çdo destinacion që i propozohet. Dhe lamtumira e Sanchez, bashkë me atë të Vidalit, i cili ende nuk e ka gjetur, janë thuajse në prag.

Ndërkohë që Paulo Dybala mbetet në gatishmëri, duke pritur të lirohet pak hapësira në sulm (Sanchez, të sigurt Dzeko ose Correa), por ndërkohë Interi ka formuluar edhe një ofertë të re për lojtarin: 5 milionë bazë dhe një milionë të tjera në rast se sulmuesi argjentinas del në fushë të paktën 50% të ndeshjeve sezonale, me bonuse të lidhura me qëllime të tjera personale dhe fitore të ekipit. Lajmin e ka bërë të ditur ‘Gazzetta dello Sport’. Palët kanë nisur të flasin për mundësinë e futjes së një klauzolë ndërprerjeje në kontratë, që mund të aktivizohet nga i pari i katër viteve të kontratës.
B.T (Dosja.al)
Sport
25 Qershor 2022, 08:08
FRANCE - PSG do të përjetojë një verë me ndryshime. Rinovimi i Mbappes dhe lamtumira e Leonardos dhe Pochettinos mund të je...
Sport
25 Qershor 2022, 07:50
Richarlyson, ish-futbollist i kombëtares së Brazilit
BRAZIL - Në botën e sportit ka pasur gjithmonë një frikë nga ana e ...
Sport
25 Qershor 2022, 07:27
KARAIBE - Pep Guardiola është nga ata trajnerë, që mendon 24 orë për futbollin dhe taktikat në fushë. Megjithat&e...
Sport
25 Qershor 2022, 07:23
ANGLI - Sipas medias angleze të ‘The Athletic’, Arsenali është klubi i ri i sulmuesit Gabriel Fernando de Jesus. ‘Top...
Sport
25 Qershor 2022, 07:01
ITALI - “Udhëheqja është t'i detyrosh njerëzit të të ndjekin dhe ata do ta bëjnë këtë vetëm në...
Sport
25 Qershor 2022, 06:50
Eric Ten Hag, trajneri i ri i Manchester United
ANGLI - Sipas ‘ESPN’, mendimi i holandezit ka qenë vendimtar për largimin e gjermani...
Sport
25 Qershor 2022, 06:34
MOLDAVI - Klubi kryesor i Transnistrias, Sheriff Tiraspol, i cili mori pjesë për herë të parë në historinë e tij në Cham...
Sport
25 Qershor 2022, 06:26
SPANJE - Memphis Depay ende nuk e di nëse do të mbetet te Barcelona edhe për një vit apo do të largohet. Lojtari i kombëtares ho...
Sport
25 Qershor 2022, 06:22
SPANJE - Jon Uriarte Uranga dje u bë presidenti i tridhjetë e tretë në historinë e Athletic. Biznesmeni dhe sipërmarrësi ng...
Sport
24 Qershor 2022, 20:37
ANGLI-Manchester City është drejt firmës me Kalvin Phillips. Futbollisti i kombetares angleze ishte një nga lojtarët më të ...