14 Tetor 2023, 15:00
Nga DOSJA
SHBA - ‘Forbes’ ka publikuar listën e futbollistëve më të paguar në botë, një listë që pëson ndryshime çdo vit dhe viti 2023 nuk bën përjashtim, pasi disa nga transfertat e papritura ndërkombëtare, kanë gjeneruar ndryshime të rëndësishme.
Për të dytin vit radhazi, Lionel Messi është në vendin e dytë në listën e lojtarëve më të paguar në botë, megjithatë ka pasur disa ndryshime të rëndësishme.
Në vitin 2022, fituesi argjentinas i Kupës së Botës, fitoi 120 milionë dollarë, të cilat u ndanë në 65 milionë dollarë të fituara në fushë dhe 55 milionë dollarë jashtë saj, falë marrëveshjeve të sponsorizimit.
Tani në numrin e vitit 2023, të paraqitur nga ‘Forbes’, Messi mbetet në vendin e dytë në listë, megjithëse shifrat e tij kanë ndryshuar pas lëvizjes së tij në Inter Miami.
Sipas faqes së njohur të internetit, të ardhurat totale të Messit janë 135 milionë dollarë, nga të cilat 65 milionë janë nga paga e tij vjetore te Inter Miami, ndërsa ish-ylli i Barcelonës gjeneron 70 milionë dollarë në marrëveshje jashtë fushës, falë kalimit të tij në MLS.
Ja 11 lojtarët më të paguar në botë në vitin 2023
1. Cristiano Ronaldo (Al Nassr) - 260 milionë dollarë
2. Lionel Messi (Inter Miami) - 135 milionë dollarë
3. Neymar (Al Hilal) - 112 milionë dollarë
4. Kylian Mbappé (PSG) - 110 milionë dollarë
5. Karim Benzema (Al Ittihad) - 106 milionë dollarë
6. Erling Haaland (Manchester City) - 58 milionë dollarë
7. Mohamed Salah (Liverpool) - 53 milionë dollarë
8. Sadio Mané (Al Nassr) - 52 milionë dollarë
9. Kevin De Bruyne (Manchester City) - 39 milionë dollarë
10. Harry Kane (Bayern Munich) - 36 milionë dollarë
11. Robert Lewandowski (Barcelona) - 34 milionë dollarë
B.T (Dosja.al)
Sport
14 Tetor 2023, 14:55
ITALI - Ajo ndodhet prej disa ditësh në Romë dhe ka nisur provat për spektaklin edhe pse përballet me një problem të rë...
Sport
14 Tetor 2023, 14:00
BRAZIL - Skandal i ri në ekipin brazilian. Vinicius Jr., Neymar dhe Richarlison organizuan një festë në hotelin e tyre...
Sport
14 Tetor 2023, 13:00
SPANJE - Në moshën 16-vjeçare dhe në vetëm pak muaj, Lamine Yamal tashmë i ka bërë të gjithë të ç...
Sport
14 Tetor 2023, 12:00
BRAZIL - Ata po flasin në Brazil për një festë të supozuar nga disa lojtarë të ‘Seleçaos’ p...
Sport
14 Tetor 2023, 11:42
TIRANE - Pas triumfit 3-0 ndaj Çekisë, Shqipëria do të presë Bullgarinë të martën, në një miqësore n&eu...
Sport
14 Tetor 2023, 11:00
ANGLI - Qendërmbrojtësi suedez, Victor Lindelöf, 29 vjeç, mund të jetë shumë afër largimit nga Manchester United. ...
Sport
14 Tetor 2023, 10:00
JAPONI - Sukses i qartë për Japoninë në një miqësore kundër Kanadasë. Në Nigata përfundon 4-1 ndeshja p&e...
Sport
14 Tetor 2023, 09:00
ANGLI - E pamposhtur që nga dështimi i saj në Kupën e Botës kundër “Bluve” në çerekfinale (1-2),...
Sport
14 Tetor 2023, 08:00
PORTUGALI - Cristiano Ronaldo nuk rresht së befasuari dhe vazhdon të shkruajë histori. Sulmuesi i Al Nassr shënoi një dygol&e...
Sport
14 Tetor 2023, 00:43
HOLLANDE - Holandë-Francë ishte supersdida e mbrëmjes së premte. Dy kombëtaret historike europiane janë pjesë e grupit...